• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emergjenca nga Covid-19, ministri Çuçi ndihma për shtëpinë e fëmijëve jetimë në Gjirokastër (Video)

by Java News
28/03/2020 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëherazi edhe deputeti i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, ka dhënë një kontribut për shtëpinë “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër, aty ku strehohen disa fëmijë jetimë.

Teksa publikon videon kur kryebashkiaku Flamur Golemi dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut, Lindita Rova dorëzojnë ndihmat pranë kësaj shtëpie, Çuçi shkruan se emergjenca e krijuar nga Covid-19 na kërkon ndër të tjera që të tregojmë edhe solidaritet me njerëzit në nevojë.

Mesazhi i tij i plotë:

Në këto ditë të vështira përveçse duhet të respektojmë kufizimet e vendosura nga Qeveria për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, duhet patjetër edhe të tregojmë solidaritet me njerëzit në nevojë. Qëndrimi i tyre në karantinë bëhet më i lehtë nëse ne i ndihmojmë me ushqime apo medikamente. Bashkitë në të gjithë vendin po bëjnë një punë shumë të mirë në këtë drejtim.

Megjithatë çdo ndihmë tjetër nga biznesi apo qytetarët e zakonshëm është e mirëpritur dhe shumë e çmueshme. Unë dhashë një kontribut për Shtëpinë “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër, aty ku strehohen disa fëmijë jetimë. Ishin kryesisht ushqime, produkte të higjenës dhe medikamente të ndryshme, që i dorëzuan sot kryebashkiaku dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Falënderoj drejtuesit e kësaj qendre për punën dhe përkujdesjen që tregojnë ndaj fëmijëve. Mbështetja për këtë strehë dhe fëmijët e saj nuk do të mungojë asnjëherë, jo vetëm nga unë personalisht, por as nga qeveria, Bashkia Gjirokastër dhe kushdo tjetër që beson se ndihma për njerëzit në nevojë nuk të varfëron.

Përsëris edhe njëherë thirrjen për të qëndruar brenda dhe për të ndjekur këshillat e mjekëve sa i përket higjenës e distancimit social. Ne do ta fitojmë këtë luftë me armikun që as e shohim dhe as e prekim, por nëse ne dalim jashtë pragut atij i hapim derën dhe rrezikojmë jetën tonë e të familjarëve. /e.s/

Next Post
“Ruhuni nga ky virus vrasës”, deputeti i infektuar me koronavirus u jep këshilla qytetarëve

“Ruhuni nga ky virus vrasës”, deputeti i infektuar me koronavirus u jep këshilla qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In