Embargoja me Rusinë, do rritet çmimi i bukës?
Në fund të muajit Korrik, Shqipëria, si aspirante për antarësim në Bashkimin Europian, ka mbështetur sanksionet e unionit ndaj Rusisë. Por, kjo embargo që i është vendosur produkteve ruse, ka rrezik të ndikojë në rritjen e çmimit të grurit dhe produkteve të tij, për shkak se Shqipëria importon rreth 180 mijë ton drithra në vit.
Sipas ekspertëve kërkimi i tregjeve të reja është edhe më i vështirë, pasi kërkesa do të jetë e rritur, për shkak se importi është i ndaluar edhe nga vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, embargoja që Rusia ka deklaruar se do ti vendosë një liste vendesh, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria, do të dëmtojë ndjeshëm fermerët dhe eksportuesit shqiptarë. Marrëdhëniet tregtare me Rusinë kanë qenë të tensionuara që nga viti i kaluar dhe duket se po përshkallëzohen edhe më etj. Ai që humbet më së shumti në këtë situatë është vendi ynë.
(Foto: Stefan Schulze, www.iamstef.de)









