• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline”, gazetari: Po trajtohemi si budallenj! SPAK bën heroin me vonesë!

by A R
09/04/2025 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme konfirmoi pak ditë më parë arrestimin e dy personave në 12 mars lidhur me ndërhyrjen në emailet e disa prokurorëve të SPAK, ku kanë marre informacione, por pa mundur të kenë akses në dosjet hetimore.

Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Flamur Vezaj shkruan se ndërhyrja në postën elektronike të disa prokurorëve ka të bëjë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve.

Ai përmend gjithashtu emra të ish-ministrave socialistë, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dosje të te cilëve kanë dalë në qarkullim.

Reagimi i plotë: 

Email-i i Dumanit prej titani, të tjerët prej plasteline! SPAK-u që “hakerohet” me një klik dhe pastaj bën heroin me vonesë.

##

Më 12 mars 2025, dikush shpërndau në ËhatsApp disa materiale të siguruara nga email-at e disa prokurorëve të SPAK-ut. Jo nga sistemi i brendshëm i IT-së – jo, jo – vetëm nga email-at. Dhe SPAK, për një muaj të tërë, s’tha asnjë fjalë. Heshtje totale. Si një institucion që, sapo i del boja, merr frymë thellë, pret të kalojë vala dhe bën sikur nuk ndodhi asgjë.

Por kur më në fund foli – më 4 prill – e bëri me stil: “Sistemi nuk është prekur, vetëm email-at janë sulmuar.” A thua email-at nuk janë pjesë e sistemit! A thua dosjet nuk qarkullojnë përmes tyre! Dhe akoma më qesharake: kanë tentuar të hyjnë në email-in e Altin Dumanit, por “pa sukses”. Çudi e madhe! Email-at e të tjerëve bien si domate të kalbura, por ai i Dumanit qenka prej titani. Mbrojtje presidenciale.

Ndërkohë, informacione të ndjeshme – që dyshohet se lidhen me hetime për Gjiknurin, dosjen e Ahmetajt, persona që kanë depozituar në Kushtetuese sepse u janë ekspozuar të dhënat personale – kanë dalë në qarkullim. Pyetje: kush i ka shpërndarë? Kush i ka kopjuar? Kush i ka porositur?

Çfarë bën SPAK? Kap dy individë: një që ka bërë phishing (thuhet), dhe një tjetër që i ka shpërndarë. Dhe me kaq mbyllet rrethi. Vetëm kaq? Dy djem me laptop dhe papritur kemi “grup të strukturuar kriminal”? Po financuesit? Urdhërdhënësit? Përfituesit e materialeve?

Kjo ngjan më shumë me një përplasje të brendshme për kontrollin e dosjeve. Një sistem që po i nxjerr sytë vetes. Prokurorët ndahen në një skemë klasike ballkanike: i nënës dhe i njerkës. Njëri mbrohet me bunker emailash, të tjerët klikojnë një link dhe lënë institucionin pa mbathje.

Ironia më e madhe? Në vend që SPAK të hetojë burimin real të rrjedhjes, firmos urdhra për gazetarët. Sepse, sigurisht, problemi nuk është rrjedhja e informacionit, por fakti që publiku mori vesh. Sot, gazetari duhet të njoftojë prokurorin para se të publikojë. Kemi hyrë në kohën kur censura quhet “koordinim”.

Të gjithë e dimë që nuk është hera e parë:

Të dhënat e gjendjes civile – 2008
Targat, patentat, pagat, patronazhistët, TIMS-i
Hakerat iranianë që u bënë më të informuar se SHISH-i
Dhe gjithmonë: askush nuk mbahet përgjegjës

Për çdo skandal, gjithmonë e njëjta skemë: një komunikatë, një konferencë, një arrest me zhurmë dhe pastaj – heshtje.

Kush u dënua për patronazhistët? Kush për sulmet ndaj TIMS-it? Pse viktima është gjithmonë gazetaria dhe ata që publikojnë, por kurrë ata që nxjerrin informacionin?

Sistemet tona janë më të shpuara se kulmi i Teatrit Kombëtar para prishjes.

E megjithatë, sa herë ka rrjedhje, del një deklaratë. Arrestohen dy veta me të njëjtin stil si në kronikat e vjetra të policisë: “autori ishte pa precedentë dhe bashkëpunoi me drejtësinë”. Dosja mbyllet me justifikimin “nuk u preka sistemi”.

Po si nuk u lodhët duke na trajtuar si budallenj?

Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme për informacion. Kushdo me sy e vesh e kupton që këto të dhëna nuk dalin me “peshkim”. Dalin sepse ka njerëz brenda që kanë interes të djegin kundërshtarët. Nuk jemi në vitin 1997. Këto shantazhe me “ta nxjerr emailin publik” janë më shumë luftë për pushtet brenda drejtësisë sesa sulm ndaj institucionit.

Por më keq se SPAK-u janë shoqatat e gazetarëve. Në vend që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe punën e gazetarëve të ndershëm (jo të shantazhuesve), heshtin! Gazetaria nuk mund të jetë zgjatim i prokurorisë. Nëse ka ndihmuar në nxjerrjen e të vërtetës, bravo i qoftë. Jo hetim, por mirënjohje meriton. Askush nuk duhet të kërkojë leje nga SPAK për të publikuar.

Pastaj, pse ju desh SPAK-ut një muaj për të reaguar? Pse reagimi vjen vetëm pasi informacionet janë bërë publike? Pse dosja mbahet në hetim nga prokurori që ka dosjen dhe nuk i kalon një prokurorie tjetër, siç është praktikë normale në çdo sistem të drejtësisë moderne për shkak të konfliktit të interesit!?

Sepse problemi nuk është hakeri. Problemi është frika nga transparenca.

SPAK ka kohë që nuk funksionon si strukturë e pavarur, por si arenë gladiatorësh me email dhe deklarata. Tani edhe email-i është bërë mjet lufte. Dhe ndërkohë që ne merremi me “peshkun e vogël”, peshkaqenët lëvizin lirshëm mes dosjeve, email-ave dhe tenderëve… të cilët i shpërndajnë vetë, por më pas kërkojnë armikun!

Next Post
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 4 të pandehurit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 4 të pandehurit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In