• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elvis Rroshi në xhiro nga Blloku, Blushi bën si i fortë para eskortës dhe zhapiku që argëton deputetët

by Java News
23/10/2016 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paparaci i gazetës Panorama këtë jave ka fiksuar disa momente te Elvis Roshit, i cili pas rreth tre muajsh ka dale nga arresti shtepiak. Majlinda Bregu eshte fotografuar duke u perqafuar me ministren e Kultures, Mirela Kumbaro, ndersa Ben Blushi pas largimit nga PS-ja ka gjetur nje menyre tjeter per ti bere karshellek Edi Rames.

Elvis Roshi shijon lirinë nëpër rrugët e ish-Bllokut në Tiranë

p31p21

Të gjithë ata që ndjekin lajme politike, besojmë e kanë mësuar se kryebashkiaku Elvis Roshi, i cili akuzohej për fshehje të të dhënave të tij në plotësimin e deklaratës së dekriminalizimit, mori pafajësinë në Gjykatën e Lartë pak ditë më parë dhe mund t’i kthehet jetës normale, si dhe punës së kryetarit të Bashkisë.

Por Kavaja, mesa duket, ka qenë shumë e vogël për ta mbajtur këtë gëzim të madh dhe Roshi ka ardhur në Tiranë, në një lokal me emër në zonën e ish-Bllokut, ku ishte në shoqërinë e shumë burrave dhe të ndonjë deputeti të PS. Këtë skenë, madje, e kanë parë me kuriozitet edhe analisti Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, të cilët po kalonin aty rastësisht.

Ka shumë dashuri mes Majlinda Bregut dhe Mirela Kumbaros
p71

Janë në llogore të ndryshme, sepse njëra është deputete e Partisë Socialiste dhe tjetra ministre e Kulturës, e zgjedhur nga PS, por dy zonjat, Majlinda Bregu dhe Mirela Kumbaro, kanë arritur t’i tejkalojnë dasitë politike dhe duket se shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, për të mos thënë që mund të jenë edhe shumë mikesha, sepse sa herë takohen, puthen dhe përqafohen shumë gjatë. Kjo është forca e grave!
Karshillëku i Blushit me eskortën e Ramës
p12

Të enjten paradite, kur është edhe seanca plenare në Parlament, ajo që bie në sy është një ngatërresë mes makinash dhe eksorta ministrash, duke krijuar kështu një situatë pak kaotike para Parlamentit. Për dikë kjo mund të bëjë që ta nxitojë hapin, por jo për Blushin, i cili edhe pse ka mbrapa eskortën e Kryeministrit Rama, i cili duhet të kalojë në të vetmen rrugë që është aty, Blushi nuk e prish terezinë dhe vijon të ecë me hap të ngadaltë.

Burrat e kombit në Parlament, të hutuar pas një zhapiku

p52p41

Në fillim e ka parë deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, teksa po hipte shkallët për t’u futur në sallën e Parlamentit këtë të enjte. Por njeriu me zemër të butë, Sterkaj, jo vetëm që nuk e ka shkelur zhapikun që po e priste te tapeti i kuq, por e ka larguar më tutje për të mos e shkelur ndonjë koleg i tij, më pak i kujdesshëm.

Kjo skenë nuk ka lënë indiferent as ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili në valën e debatit për hashashin, ka gjetur pak sekonda që të argëtohet me zhapikun e Sterkajt.

Next Post
Janet Jackson shfaqet për herë të parë me veshje muslimane

Janet Jackson shfaqet për herë të parë me veshje muslimane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In