Novelistja Elvira Dones ka përdorur një shprehje të Graucho Marx, për të cilësuar Kryeministrin Rama si një person që “mund të ngjajë dhe të flasë si një idiot, por që nuk duhet të lihet të na talli, pasi ai është një idiot i vërtetë”. Një deklaratë e fortë kjo, pasi Elvira Dones ishte njëra ndër mbështetëset e Kryeministrit Rama në periudhën e rrotacionit politik në vitin 2013.
Shkrimtarja së fundmi ka shprehur rezerva mbi komunikimin apo trajtimin që kreu i qeverisë u bën qytetarëve, ku rasti më i fundit ishte në Kamëz gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimit. Dones reagimin e saj e ka shprehur përmes një thënieje të komedianit amerikan, Graucho Marx.
“Ai mund të ngjajë një idiot dhe të flasë si një idiot, por mos e lini t’iu tallë. Ai është një idiot i vërtetë”.