• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

by Pandi Laço
26/12/2019 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pandi Laço

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rituali i festes nuk eshte aq me ngjyra per te gjithe.

E me sa duket, i tille , paska qene i shkruar te jete edhe per Elvanen e gjore.

Pasfestivali plot polemika! Trofeu i cmimit te pare, diskutuar mes dy artisteve! Nje juri euro – shqiptare (e quajtur keshtu meqenese akoma s’jemi pjese e Europes se Bashkuar) me dy qasje te ndryshme!

Nje konstatim i imi krahasues ne Festivalin e 54, (2015) lidhur me krijimtarine e emrave te medhenj te muzikes u keqinterpretua dhe u anatemua. Sot kam kurajon ta risjell perseri ne kujtesen tuaj, dhe nese diku kam gabuar le te me kryqezojne perseri!

“Ishte Koha kur Festivali identifikohej me nje Vit te ri

Eshte koha kur Festivali identifikohet me nje vit te vjeter,

Ishte Koha kur njerezit e kishin barkun bosh , megjithate rruget zbraseshin se Mezi priteshin kenget e reja te festivalit.

Eshte Koha kur me barkun bosh apo plot, njerezit e Kane me te kollajte te mbushin rruget per mitingje sesa te degjojne kenget e reja.

Ishte Koha e Abdulla Grimcit, Avni Mules, Agim Prodanit, Feim Ibrahimit, emra “myslimane”, por qe diten te bejne vetem muzike shqiptare

Eshte koha e Renatos, Armandos, Leandros, Marios qe sot e qajne tallavane.

Ishte koha kur kenget per partine ta shpifnin festivalin …megjithate prape shihej festivali…

Eshte Koha kur behen kenge vetem per dashurine aq sa ato ti shpifin festivalet.

Ishte Koha kur suksesi i kenges varej nga rryli i fytit te kengetares

Eshte Koha kur suksesi i kenges varet nga silikoni i kengetares ”

Por edhe njehere, ashtu si ne komentin e para pak ditesh, nuk dua te qendroj tek Festivali dhe festivalet.

I rikthehem argumentit te kenges shqiptare, gje te cilen jam munduar ta bej prej kohesh, qofte ne produksionet tona(me Adin e Bledin) si “Kenget e Shekullit”, ashtu tek “100 Vjet muzike” , “Kenga ime”, apo me komentet ne profilin tim.

Me sa duket kur une ngrita shqetesimin e krizes se kenges atehere, audienca dhe publiku nuk i kishte keto shqetesime.

As vjet kur nje status i imi u sulmua nga shume joprofesioniste por edhe disa profesioniste.

Por sot i jemi sulur Elvanes! Si te ishte zanafilla dhe shkaku i krizes se madhe te kenges shqiptare. Ne nje lloj menyre eshte si nje lloj denimi artistik “me vdekje”, ose sic quhet ndryshe “lapidazione” (ndjese qe nuk ka nje fjale te vetme per te perkthyer e pershtatur kete fjale qe vjen nga latinishtja – lapidare – me hedh gure) .

Guret qe jane shkarkuar ndaj Elvanes gjate ketyre diteve u ngjajne atyre qe dikur hidheshin ndaj atyre qe dikur kryenin adulter.

Miq dhe armiq! Nuk eshte Elvana burimi i te keqes… As Festivali nuk eshte! Nga ana tjeter, nuk dua te mbroj me fanatizem talentin dhe artin e saj, se Elvana nuk ka nevoje te mbrohet nga askush.

Burimi i te keqes jemi vete ne, qe per se pari brenda vetes kemi lejuar katrahuren e sotme muzikore .

Ne JEMI e keqja qe per se pari kemi mbeshtetur pseudoartiste!

Ne JEMI e keqja qe kemi ngritur ne podiume e skena pseudokengetare!

Ne JEMI e keqja qe ne klube, bare, dasma e ditelindje , nen efektin e “rakise se Skraparit” , heqim kravatat e me kemisha zberthyer kercejme nen ritmet orientale te gjoja hiteve muzikore.

Ne JEMI e keqja qe vleresojme me cmime e trofe, produksione naive e stisje muzikore me tekste banale.

Ne JEMI e keqja qe ngaterrojme kenget me parodite. Qeshim, rikendojme, e kthejme ne “hit” cdo gje vulgare.

Ne JEMI e keqja qe i sterpaguajme pseudoartistet, pseudokengetaret, pseudokomedianet dhe nenvleresojme zerat e talentet e vertete apo instrumentistet qe stermundohen per vite mbi radhe mbi tastiera e partitura.

Ne kete kaos muzikor, sot guret hidhen mbi Elvanen, por ne keto dite Krishtlindjesh, me lejoni tju sjell nje fragment te Bibles, kur para Krishtit, gati po ekzekutohej nje grua.

“Kush nga ju eshte pa mekat, atehere le te hedhe gure kunder saj”..e duke vijuar ” As une s’mund te te denoj..shko e mos mekato me”.

Next Post
“Iu hoq fitorja prej duarsh”, Elvana Gjata flet për herë të parë

"Kënga e Elvanës? Organizatorët e festivalit duheshin arrestuar në sallë"

Comments 2

  1. s.h. says:
    6 years ago

    Nje apologji sa tinzare aq dhe e mjere; nuk behet fjale se si ne njerezit e zakonshem sillemi ne davete apo gosti; behet fjale per festivalin e kenges kombetare; dhe ketu pergjegjes nuk jemi ne , populli, por drejtuesit- organizatori, regjisori etj.

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    c,ka ju mungon festivaleve te rtsh!. vetem nje gje. nuk falenderohet sponsori gjeneral.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In