Në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj që janë zgjedhur.
E para që është betuar ishte Elsa Toska. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta.
Presidenca thotë se Toska zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” tha ajo.
Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme, njofton presidenca.
/a.r