• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elsa Lila në podcastin me Ramën: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma, mendoj edhe rikthimin këtu

by A R
11/11/2023 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Mes të tjerave, Elsa Lila komentoi dhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma.

“Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evolojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është. Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, deklaroi Elsa Lila.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik.

“Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka patur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë vetëm e atyre që nuk ka patur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre. Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama.

/a.r

Next Post
Rritja e moshës që lë punën ul kohën e gëzimit të pensioneve në 2020/ Si ka ndikuar pandemia e COVID

Të dhënat e buxhetit 2024, MIA flet me shifra: 1/3 e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, nga pensionistët te foshnjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In