Elon Musk: Ja si e shikoj unë Bill Gates!

Njeriu i katërt më i pasur në botë duket se nuk ka fare opinion pozitiv për njeriun e tretë më të pasur në botë. Themeluesi i Microsoft Bill Gates kishte hedhur dyshime më parë mbi suksesin e mjeteve elektrike, kështu që i pyetur mbi këtë, pronari i grupit Tesla, Elon Musk tha në fundjavë se ‘ai nuk e ka idenë.’ Musk po përgjigjej ndaj një komenti të Gates mbi automjetet elektrike, ku shpegonte se përse nuk besonte se ato nuk kanë potencial për përdorim afatgjatë.

“Bateritë e tyre janë të rënda e të mëdha. Edhe me arritjet e fundit në teknologjinë e baterive, mjetet elektrike nuk mund të jenë zgjidhje për fuqi të mëdha si për shembull ato me 18-rrota, anijet e transportit apo avionët e pasagjerëve. Elektriciteti funksionon për distanca të shkurtra dhe ne kemi nevojë për zgjidhje mbi mjetet e rënda e të mëdha”. Gates për këtë arsye përmendte “karburantet e lira, alternative” dhe biokarburantet si zgjidhje për mjetet komerciale, por gjithsesi vlerësonte prodhuesit e rinj si kompanitë Rivian e Bollinger, për avancimet në prodhimin e kamionëve elektrikë të punës.

Ai nuk përmendi fare Telsa-n. Vitin e kaluar Tesla prezantoi projektin për kamionin e saj elektrik Cybertruck si dhe versionin e tij akoma më të shtrenjtë ‘fuoristradë’. Tesla thotë se prodhimi i kamionit Cybertruck do të nisë në 2021. Komentet negative të Musk për Gates nuk janë të parat. Edhe në shkurt ai tha se biseda me Gates “nuk ishte ajo që pritej”. Kjo ndoshta sepse Gates përmendi në një initervistë se kishte blerë një makinë elektrike Porsche Taycan dhe jo një Tesla.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com