• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Elkjana Gjipali, nga Harvard, sjell eksperiencën për Kinematografinë

by Java News
15/03/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elkjana Gjipali është producente dhe regjisore e angazhuar me një eksperiencë prej 10 vjetësh, pas përmbylljes së programit të lidershipit “Lead Albania” nga ku dhe është trajnuar nga institucione prestigjoze si “Harvard Kennedy School”, ka dorëzuar platformën e saj për të drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Sipas jush si po funksionon Qëndra Kombëtare e Kinematografisë? 

Qendra Kombëtare e Kinematografisë është një nga institucionet që funksionon më mirë në vend dhe kjo fal tre faktoreve. E para, ligji i kinematografisë i krijuar në vitin 1996 i cili e veçon këtë institucion si një institucion i pavarur. E dyta fal një stafi profesionist dhe të motivuar ndaj filmit i cili punon prej vitesh në këtë institucion dhe asiston kineastët në punën e tyre. E treta fal komunitetit të kineasteve me të cilin ky institucion operon.

Cilat janë disa aspekte që mendoni se kryetari aktual ka dështuar? 

Nuk do të thoja që ka dështuar. Z. Butka e ka ngritur QKK në stad më të mirë nga sa e ka gjetur. Institucioni momentalisht ka bërë hapa drejt  politikave me jasht. Ajo që unë do të thoja është se çfarë mund të bënte më mirë dhe cilat janë disa problematika të cilat si regjisore dhe producente i kam kaluar vetë në kurriz. Ka ardhur momenti që kryetari i Qendrës së Filmit mos të jetë më një nënpunës dashamirës, por të jetë një lider promotor dhe me vizion konkret për ngritjen e industrisë së filmit në vend. Unë mendoj se tashmë është momenti i duhur për Shqipërinë që të marrim një hap të madh jo vetëm për ngritjen e kinematografisë si art por dhe si industri.

Cilat janë disa nga pikat në platformën tuaj për ngritjen e kësaj industrie? 

Kjo industri do ndjeki një sërë hapash të cilat do duan mbështetjen e shtetit, biznesit privat dhe komunitetit të filmbërësve. Do të jenë vite të mbushura me detyra me punë dhe arritje. Unë kam vënë një qëllim vetes, kinemaja shqiptare do të bëhet faktor në rajon dhe industria e kinemasë do të kontribuoje në zhvillimin e vendit.

Si fillim do të ndërtohet një departamenti i ri virtual “Filming in Albania” ku do të publikohen dhe marketohen jo vetëm bukuritë e vendit dhe lokacionet e veçanta  por dhe teknologjinë në paisje e profesionistët që punojnë në vend.

Pas një viti kërkimesh dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të ekonomisë, unë prompozoj një skemë incentivuese për ato produksione të huaja që zgjedhin të xhirojnë filmat në Shqipëri.

Kjo skemë do të sjelli ndikime të drejtpërdrejta në rritjen e punësimit, rritjen e kapaciteteve të profesionistëve vendas si dhe do të ndikoj mbi balancën import/eksport pasi produksionet e huaja klasifikohen si eksporte.

Ndër ndikimet indireke përmendim në industrinë e Hoteleri – Turizmit dhe falë përmirësimit të imazhit / brandit të vendit.

Një pikë tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi me kinematë për ngritjen e një rrjeti distribucioni me vende si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ky rrjet është i rëndësishëm për qarkullimin jo vetëm të filmave prodhuar vitet e fundit por dhe për filmat e prodhuar para vitit 90.

Për këtë kategori filmash do të ndiqet dhe një politikë e fortë kundra piraterisë, i cili është një fenomen ende i pa adresuar dhe që ka shkaktuar dëm ekonomik si për shtetin dhe për kineastët.

 Çfarë do të doni të përmendni pika të tjera të rëndësishme të platformës? 

Komponenti i edukimit, mendoj se nuk është punuar shumë në këtë drejtim. Do të ngrejmë ura bashkëpunimi me akademitë dhe shkollat ndër më të mirat në botë, ku çdo vit do të çojmë të rinj për tu specializuar më tej në profilet e filmbërjes.  Që në vitin e parë të punës time 5 të rinj do të gëzojnë të drejtën për tu shkolluar jashtë vendit.  Rëndësi do u jepet dhe profesionistëve të cilët duan të kualifikohen më tej me anë të workshopeve dhe intershipeve profesionale. Të gjitha këto me thirrje të publike ku të gjithë do të mund të aplikojnë.

Nuk dua të lë pa përmendur dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, mendoj se duhet të krijohen programet edukuese jo vetëm në institucione si tek Arkivi i Filmit por të krijojmë mundësi që shkollat të kenë akses në videoteka online për të krijuar klubin e tyre të filmit, kështu rrisim një brez të kultivuar me shijen e kinemasë dhe të kulturuar.

Pse kjo dëshirë për tu bërë kryetare e Qendrës Kombëtare të Kinemasë? 

Kjo nuk është një dëshirë por një mision i imi, ku me anë të industrisë së filmit të kontribuoj në zhvillimin e vendin tim, aty ku unë dhe shumë shqiptarë të tjerë kemi vendosur të ndërtojmë jëtën dhe ëndrrat tona. Me strategjinë time kinemaja jonë do të kthehet në një ambasadore të mirë për kulturën, turizmin dhe resurset njerëzore Shqiptare.

Next Post
Cakaj takon homologun çek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Cakaj takon homologun çek: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In