Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Elizea”.
Sekuestrohet 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Canabis Sattiva”
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një pune gjurmuese, gjatë mbrëmjes së sotme arritën të dokumentojë veprimtarinë e paligjshme të dy shtetasve, të cilët e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkotikëve në qytetin e Tiranës.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë në zonën e Tiranës së Re, dy shtetasit:
● Albert Alimema, 51 vjeç, banues në Tiranë.
● Orland Tenaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 9 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojt “Canabis Sattiva”.
• Nje automjet i tipit “Volkswagen”, me targa “AA 857 FP”.
4 telefona celular.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të dy shtetasve të arrestuar.