Eliza Dushku ka pozuar në një gëzim familjar. Bëhet fjalë për dasmën e vëllait të saj, Nate. Por, veçantia e kësaj martese është se vëllai i aktores së Hollyëood-it është martuar me një mashkull.
Ka qenë vetë aktorja që përmes Instagram ka njoftuar se martesa tashmë është zyrtare. Nate Dushku është i njohur si aktor në role të vogla dhe bashkëpunëtor në disa projekte me motrën e tij. Sa për mashkullin që i ka marrë zemrën Nates, ende nuk dihet gjë.










