• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Zgjedhjet e para pluraliste, kur 80% votuan pro regjimit

by A R
05/04/2017 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse ndjek median e përditshme janë shtuar deklaratat e protagonistëve, që sot e tutje bëjnë ose tregojnë me nota patetike historinë politike shqiptare. Pjesa më e madhe u takon rishtarëve në politikë, shumë syresh nga opozita e sotme, që bëjnë sikur sollën çlirimin e Shqipërisë anipse faktet janë shumë kokëforta. Kjo sepse shqiptarët, në masë, edhe pas njohjes së pluralizmit vazhdonin e mendonin për pushtetin e kaluar. E kjo të bën të ndalesh në deklaratat e ndryshme të lloj-lloj personazheve, që sot janë realisht bajate për protagonizma false. Me pak fjalë, duket se të gjithë kanë lindur me demokracinë në zemër, por realiteti është shumë kokëfortë. Në një analizë të të dhënave që ka bërë Instituti i Studimeve Politike, në kuadër të projektit mbi database-t zgjedhore në vite, falë mbështetjes nga Konrad Adenauer Stiftung, kanë dalë të dhëna interesante. Pavarësisht atyre që thuhet, më 1991 shumica shqiptare ishte kundër konkurrencës reale politike dhe madje kundër sistemit të ri, ndaj të cilit frikësoheshin jashtëzakonisht. Jo më kot, në fundin e shkurtit 1991 ishin mbledhur më shumë se 1 milion firma në mbështetje të “Vullnetarëve të Enverit”. Nga artikullshkrues të ndryshëm ka pasur akuza se deri te presidenti i vendit Bujar Nishani ishte pjesë e mobilizimit të Shkollës së Bashkuar kundër njerëzve që protestonin.

Por, le të kthehemi në realitetin e atyre ditëve. Më 31 mars 1991 u bënë zgjedhjet e para pluraliste, të shumëpritura në historinë politike shqiptare. Ato zhvilloheshin vetëm 108 ditë pas lejimit të pluralizmit politik dhe krijimit të një grupi partish të reja politike. Një tufëz organizatash satelite të PPSH-së, që sot janë harruar, por që ishin levat e saj: Fronti, BRPSH, BR, BG, KV kishin kandidatët e tyre, ashtu si Omonia, që votoi për herë të parë e vetme. Paradoksi ishte se KQZ e asaj kohe ishte jo vetëm drejtues i zgjedhjeve, por edhe kandidat në zgjedhje!!!  Këto zgjedhje janë të vetmet në votim 100% mazhoritar dhe të vetmet, thuhet në materialin e përgatitur nga Instituti i Studimeve Politike në të cilat humbën në garë Presidenti, Kryetari i KQZ etj.

Po i referohemi studimit të Afrim Krasniqit përmes shifrave: – në mbi 75 zona elektorale të vitit 1991 diferenca midis kandidatëve kryesorë ishte mbi 50% të votave dhe në 40 zona zgjedhore kandidatët e PPSH fituan me mbi 80% të votave. Në listën e zonave rekord ka dy zona në favor po kaq të thellë për opozitë, Kavaja (88.9) dhe Shijaku (79.9%), të tjerat i përkasin tërësisht PPSH. Është interesante për të parë sesi shumë prej fituesve nuk lanë gjurmë politike as në parlamentin e parë dhe as në pluralizmin e 27 viteve, – pra nuk përfaqësonin elita politike por pushtetin dhe forcën e tij kontrolluese mbi zgjedhjet. Nga lista fituese vetëm 3-4 individë janë edhe sot në politikë ose jetën publike (një deputet, një prefekt dhe dy figura publike), kurse nga lista humbëse janë 4-5 emra ende publikë (dy profesorë, një deputet, një analist, etj). Të paktën dy fitues të atëhershëm kanë ndryshuar parti politik dhe njëri sot ndodhet nën siglën tjetër, ndërkohë që të paktën 18 prej emrave fitues apo humbës janë ndarë nga jeta gjatë viteve.

Por, nuk ishte e thënë që trendi të ishte aq pozitiv, pasi në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë e Elbasan, shumica e votave shkuan pro kandidatëve të opozitës. Zgjedhjet e vitit 1991 do mbahen mënd edhe për pjesëmarrjen, e cila në zgjedhjet e vitit 1991 ishte mbi 96%, paçka se në janar – mars 1991, autoritetet italiane dhe greke kishin bërë të njohur se mbi 250 mijë shqiptarë kishin kaluar kufirin në valën e parë të ikjes. “Ata, zyrtarisht figuruan votues dhe rezultoi se votuan pro kandidatëve të pushtetit. E thënë tjetër teknike është se partia fituese mori 1.1 milion vota, e vetme, dhe mbi 1,2 milion vota bashkë me aleatët politikë. Kjo do bënte që Shqipëria, ashtu si Bullgaria të kishte një vit tranzicioni të tmerrshëm dhe bashkëqeverisjeje midis të majtës e të djathtës, derisa më 1992 ndodhi rotacioni i parë politik”, citojmë Krasniqin. (Javanews)

 

Next Post
Femrat në Tiranë, 8 Mars i shfrenuar me meshkuj të zhveshur (GALERI)

Kërcënimi për ekonominë, BB: Popullsia shqiptare në moshë pune po tkurret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In