• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Elita 5” performon sot te Amfiteatri, Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”

by Java News
07/09/2018 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi legjendar i rokut “Elita” 5 do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira

Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që do t’u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi “Çelësin e Qytetit”, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura.

Kryebashkiaku tha se “Elita 5” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re, në një kohë kur Shqipëria ende nuk e dinte se përtej kufijve të saj ekziston edhe një botë tjetër.

“Jo se kohët janë më të vështira se ç’kanë qenë, por për të treguar edhe pak bujari, Çelësin e Qytetit mund ta rezervojmë vetëm për miq të veçantë, që vijnë pa trokitur, që vijnë në çdo orë të ditës dhe të natës, që janë si në shtëpinë e tyre. “Elita 5” na ka ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na ka hapur një dritare në botë, në një moment kur Shqipëria ende nuk e kishte njohur që përtej Adriatikut kishte një botë tjetër”, theksoi ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se përmes muzikës së tyre në këto 3 dekada, grupi legjendar i rokut na ka kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa ato që na ndajnë. “Ju falenderoj me gjithë zemër, jo vetëm që keni vendosur të festoni përvjetorin në Tiranë, por edhe se nuk jeni lodhur duke na kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Muzika është një prej tyre, rebelimi po ashtu, të mospajtuarit me disa realitete është një prej tyre”, deklaroi Veliaj.

Në emër të grupit “Elita 5”, vokalisti Arif Zyberi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen e organizimit të këtij koncerti në këtë vit jubilar për ta. Ai tha se marrja e “Çelësit të Qytetit’ është çmimi më i lartë që grupi “Elita 5” ka marrë deri më sot, që i bën të ndjehen qytetarë të Tiranës.

“Ju jam shumë mirënjohës, në emër të të gjithë grupit, dhe mezi pres për një koncert fantastik. Shumë faleminderit kryetar dhe stafit tuaj për gjithë këto punë që keni bërë për grupin “Elita 5”. Ky është një çmim shumë i madh, me të vërtetë çmimi më i lartë që grupi “Elita 5”, ka marrë deri më sot dhe prej sot do të ndihemi si qytetarë të Tiranës, pasi kemi çelësin. Shumë faleminderit që na keni kujtuar, që na keni përkrahur dhe që na prisni çdo herë me pozitivitet e optimizëm kur vijmë në Tiranë. Do të kishim dëshirë që t’ju kemi edhe ne në Tetovë, si mysafir i “Elita 5””, tha vokalisti i grupit, Arif Zyberi.

a.ç

Next Post

Horoskopi ditor, e Shtunë 8 Shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

21 Janari, Erion Veliaj: Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi

January 21, 2026
Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet/ Ja zonat ku bëhej shpërndarja, tre të arrestuar

January 21, 2026
Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

Kryeministri i Kanadasë paralajmëron: Ky nuk është një tranizcion, është çarje e rendit botëror

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In