Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi ka uruar Kosovën për marrëveshjen e rëndësishme me Bashkimin Europian, ka shprehur edhe shqetësimin e tij për situatën aktuale politike. Përmes këtij mesazhi Engel i adreson vërejtje opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit. “E uroj Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Europian.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, në rrugën e Kosovës, drejt anëtarësimit të ardhshëm në BE dhe integrimin në komunitetin veri-perëndimor”, thuhet në deklaratën e kongresistit.