• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eliminimi i italianeve nga kupat evropiane, Seria A mbetet pas Premier League

by A R
26/02/2016 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mbrëmje e errët për futbollin italian. E tillë ishte e enjtja e Ligës së Evropës për futbollin e vendit fqinjë që tashmë duhet të luftojë në një mision gati të pamundur për t’i rrëmbyer Anglisë vendin e tretë në klasifikimin e UEFA-s.

Nëse në Nëntor dhe Dhjetor futbolli italian po bënte një rrugëtim mbresëlënës me klubet pjesëmarrëse në Evropë, kuotat bien në mënyrë të ndjeshme pas verdikteve të Ligës së Evropës në fazën e 1/16-ave. Ishte pikërisht Anglia që rrezikonte të rrëzohej nga shkalla më e ulët e podiumit por kualifikimi i Man. United, Tottenham dhe Liverpool për në fazën tjetër, u siguron oksigjen për momentin britanikëve.

Napoli dhe Fiorentina nuk arritën të vazhdonin rrugën për më tej dhe në garë ka mbetur vetëm Lazio, shumë pak për të rivalizuar me gjigantët anglezë që tashmë e kanë situatën në dorë. Në një natë të vetme, Anglia ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit sezonal, ndërsa Italia rrëshqet në të pestin me një diferencë që u zgjerua ndjeshëm dhe në këtë mënyrë, bileta e katërt për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin 2017-2018, bëhet pothuajse e pamundur.

Anglia mban në lojë 6 nga 8 skuadrat në fushatën europiane, ndërsa Italia është në garë me tre. Në klasifikimin e këtij sezoni vazhdon të dominojë Spanja që i ka ende në lojë të gjitha skuadrat, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Rusia. Beteja më e ashpër në klasifikimin e përgjithshëm po zhvillohet mes Anglisë dhe Italisë.

Liga Premier ka një avantazh prej 3 pikësh nga Serie A por gjatë muajve të ardhshëm kjo diferencë mund të rritet dhe Italinë mund ta mbajë në lojë një mrekulli e Lazios, Juventusit apo Romës.

Next Post

Fotolajm/ Çfarë bën Sinan Hoxha me Xhesika Ndoj në 4 të mëngjesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In