Polonia ka arritur të sigurojë kualifikimin direkt, pasi mposhti me rezultatin 4-2, Malin e Zi, në një takim të çmendur, ku u shënuan katër gola në 10 minutat e fundit.
Danimarka nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 ndaj Rumanisë, por do të mjaftohet me Play Off-in e siguruar falë renditjes në vendin e dytë në grup.
Në grupin F, Anglia e kishte siguruar kualifikimin më herët, por mori sërish një fitore minimale në transfertën lituaneze, me golin e shënuar nga Harry Kane, që mbante shiritin e kapitenit.
Në këtë grup kishte një garë në distancë, nga Sllovakia dhe Skocia, për vendin e dytë. Skocezët bënë ‘vetëvrasje’, në Slloveni, sepse pas avantazhit në pjesën e parë, pësuan dy gola në pjesën e dytë dhe e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2, duke dorëzuar vendin e dytë te Sllovakia, e cila nga ana e saj mposhti 3-0 Maltën dhe tani shpreson të mos mbetet vendi i dytë me më pak pikë.
a.ç