Shqipëria U-19 për djem mësoi këtë të enjte emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2023-2024 për këtë grupmoshë.
Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës e vendosi Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë.
Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin 13 dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.
Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.
/e.d