Të tjera dëshmi kanë dalë në dritë rreth masakrës së Paskuqanit, të ndodhur rreth një muaj më parë, ku Dan Hutra qëlloi për vdekje tre gra dhe plagosi dy të tjera.
Elena (Alketa) Hysa, ish-bashkjetuesja e Dan Hutrës, ka treguar detaje nga momenti i ngjarjes së rëndë.
Alketa Hysa: Kishte kallashin ne dorë, e thikën, na tha mos luni se do ju vras. Iu jam lut, për kokë të djalit, ai ishte i bindur, ka goditur mamin, tentova ta kap. Më ka hedh thikën këtu në faqe, më ka pre. Në moment që tentoi plumbin për mamin tim, dola unë para dhe e mora unë plumbin dhe në atë moment ai doli jashtë, ka gjujt në ajër. Ka gjujt kë ka dash dhe këmbë zvarr kam dal, i thash mamit i thashë thirr ndihmë se na vrau të gjithëve. Kam thirrë komshinjtë, askush nuk kishte guxim që të afrohej.
Pashë në oborr që Hasimja ishte e shtrirë, ia pashë sytë lart.
/s.f