• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elegji per Ali Pazarin

by
22/08/2015 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga/

Ai ishte nje nga figurat me te cuditshme te Tiranes ne vitet ’60, sikurse edhe nje nga njerezit me te dashur per te gjithe burrat e qytetit. Te rinjte e adhuronin me buzeqeshje sa dashamirese aq edhe provokative.

Po te jetonte sot do te quhej personazh publik, lider opinioni, celebritet…

Ishte njeri fare i thjeshte. I vetepunesuar ne nje kohe kur te gjitha sipermarrjet private ishin shtetezuar.

Tribuni i madh popullor, Ali Pazari.

Ai ruante bicikletat e tifozave kur keta vinin per te pare ndeshjet e futbollit ne stadiumin “Qemal Stafa”, sidomos kur zhvilloheshin ndeshje me skuadra te huaja, qindera e qindra tifoze shkuleshin nga te gjitha anet me bicikleta per te ardhur ne stadium.

Ato i ruante Ali Pazari.

Qindra e qindra bicikleta vendoseshin shtrire ose gjysem shtrire, ndonjehere mbi njera tjetren aty ku sot ngrihet pallati i Kongreseve, te Kolonat, dhe diku midis tribunes anesore qe jep nga qyteti dhe tribune qendrore.

Tifozet me bicikleta jane njerez te paduruar, ata gati e hidhnin mjetin e tyre me dy rrota kur vinin dhe e donin shpejt kur iknin ne menyre qe t’i shpetonin turmes qe bllokonte bulevardin kur tifozet ktheheshin ne shtepi duke diskutuar per ndeshjen, disa te gezuar dhe disa te merzitur.

Lio ku ta le ?

Kjo ishte pyetja qe perseritej pafund here dhe Ali Pazari i pergjigjej pa u lodhur duke saktesuar vendin e atyre dhjetra Mifave, Robustave, Diamanteve, Kinezeve, etj. qe perbenin te vetmin mjet privat te lejuar ne ate kohe.

Ali Pazari, Liu, ishte atje per te vigjeluar mbi bicikletat e shtrira nderkohe qe zhvillohej ndeshja.

Ai ishte nje burre thatim, qe gati ne trupin e tij kishte vetem lekure dhe kocka e aspak dhjame.

Elegant i papare.

Gati bente balet mbi bicikleta duke i kapercyer pa u penguar asnjehere.

Me pak floke, i gjate, me nje hunde pak te zgjatur dhe spic me maje, me levizje duarsh te shpejta, me krahe te gjate, dhe veshur thjesht, me pantallona me gjunje te dale qe e benin gati si nje automat japonez me performance te larte.

Shkathesia e tij ishte e pashoqe, i palodhur.

Dhjetlekshin metalik qe tifozet ja hidhnin nga larg shpeshhere, cmimi per ruajtjen e bicikletes qe nuk dihej si ishte vendosur, e kapte ne ajer, dhe me nje levizje rrotulluese te krahut dhe te dores e fuste direkt ne xhepat e thelle te pantallonave te tij me gjunjeza te dala disi.

Ali Pazari ishte nje njeri i thjeshte i qytetit, njeri publik i asaj kohe qe ndoshta rivalizonte per nga reputacioni edhe me kryetarin e Bashkise te asaj kohe.

“Pazari” ishte nje mbiemer qe i shkonte shume dhe plotesonte personalitetin e tij si njeri publik, qe e njihnin te gjithe, qe i referoheshin te gjithe.

Shpesh me shaka nje njeriu qe niste dhe komunikonte njeherash me shume njerez, qe u jepte xhevap te gjitheve, qe behej nje figure e njohur mes shokeve i thoshin me gaz : Ore, je bere si Li Pazari ti…

Nuk merrej vesh mire nese ishte tallje gazmore, kritike miqesore, shaka, apo lavderim.

Ashtu ishte edhe Li Pazari, njefare njeriu orkester, i shkathet, gjys sherr – cmendaniku i adhurueshem, veprimet dhe batutat e te cilit nuk mund t’i parashikoje dot, tallese sa edhe Ciceroni i Romakeve do t’i kishte pasur zili.

Hajde Li Pazari me nam, gjynah qe brezat e rinj nuk te njohin, gjynah qe nder i qytetit behen ata qe kane pare, qe kane pushtet, qe kane miq, ose qe jane deshmore a kane qene politikane. Gjynah qe historia eshte histori e pushtetareve dhe jo e njerzve te medhenj te thjeshte si ti.

Ti do te ndricoje sot si meteor me natyren tende publike, sikurse kishe mbiemrin,

o Li Pazari,

o Li Bota,

o Li Dynjaja…

Kompjuter memorja e tij.

Atje e ke Mifen tende rrangalle – i thoshte njerit.

Kape atje Robustan tende mace te zeze – i thoshte tjetrit.

Shko atje poshte Kinezes, ke rrotaxhilen tate.

Nuk gabonte kurre Liu, dinte vendin e seciles biciklete qe e kishte pare vetem disa sekonda kur ja kishin besuar. Kurre nuk mund t’i vidhej nje biciklete Li Pazarit. Policet qe ruanin rendin brenda dhe jashte stadiumit nuk kishin pune me to, ato i ruante Li Pazari i madh.

Kompjuter me forme njeriu, inteligjence dhe kujtese robotike prej gjeniu. Nuk besoj se kishte shkolle. Mbante mend edhe fytyrat e tifozave qe ishin klientet e tij. Nuk kerkonte kurre leke nga askush, por kur dikush ikte pa paguar e shihte me perbuzje pa folur. Si mund te ishte dikush edhe me biciklete edhe pa leke ne ate kohe… Kishte te drejte Li Pazari…

Shoqeronte cdo dorezim biciklete me bejte shpesh.

Shko shif ndeshjen Neim katunari
Se rrangallen ta ru Li Pazari.

—–

Boj kujdes Pllum Djali
Mos xrrohesh se t’osht thy pedali.

Te gjithe e degjonin dhe qeshnin e zbaviteshin me thumbat qe Li Pazari u bente te gjitheve. Te te mos thumbonte ai, zere se nuk ishe asgje, nuk ja vlente fare te merreshe me ty, ishe askushi.

Kurre nuk dihej se me cilen skuader ishte tifoz Liu gjigandi i qytetit. Ishte neutral sikurse jane mediat qe duan te marrin reklama pavaresisht ngjyres politikes te reklamuesve. Thumbonte humbesit e rradhes ne ndeshje, thurrte lavde tallese per fituesit. Nuk kuptohej sesi edhe ruante bicikletat jashte edhe dinte gjithcka si ishte zhvilluar ndeshja brenda. Hipte ndonjehere te muri i tribunes anesore dhe nje sy e mbante ne fushe dhe nje sy te sheshi ku si ne nje Waterlo shtriheshin qindra bicikleta. Pjesen tjeter te ndeshjes e mesonte nga thirrjet e tifozave, nje pjese te aksioneve duke folur nga poshte me sportdashes qe shihnin ndeshjen ne stadium, pastaj ja tregonin me fjale se cfare kishte ndodhur atje dhe ai krijonte tablone e tij per ndeshjen dhe na e transmetonte duke shperndare bicikletat. Nuk kishe nevoje per komente te darkes ne televizion ne emisione sportive. Rezymene e ndeshjes e kishte bere Ali Pazari.

Ju qe ende nuk keni vdekur, mos e harroni Li Pazarin, sepse per me te rinjte Liu i pavdekshem ka vdekur me kohe, nuk ka pas lind kurre, sepse keta te rinjte kujtojne se historia ka nisur me ata, sikur pardje ka qene viti zero.

Ku ta dine ata se para se ata te vinin ne kete jete kane pas ekzistuar luane, tigra, rinoceronte, ka pas qene Li Pazari, sa dymije e njeqind analista bashke, sa pesemije komentues ndeshjesh, sa tremije e njeqind politikane rrethesh bashke, nje orator i lindur, nje kompjuter i gjalle, nje personalitet qe po ta vendoste ai nje nofke nuk kishte zot qe ta hiqte me, sa dyzet media on line, sa treqind gazeta te gjysem falimentuara bashke.

Ai njihte cdokend ne qytet, ai dinte lajmet jo te ngjarjeve qe kishin ndodhur, por edhe te atyre qe do te ndodhnin, ai ishte gezimi i pasndeshjes, ishte saktesia ne pune, ishte misherimi i antivjedhjes, ishte rendi pa polic, ishte vetevendosja e qytetarit.

Nje emer shesh bre per Li Pazarin nuk u gjet o ju qe jeni moshataret e Adamit dhe te Eves, pra ju qe kujtoni se me ju nis historia e njerezimit…pasi ju kafshuat mollen e ndalueme ???

Cfare duhet me be me pas emrin e nje rrugice ne Tirane???

Pa Li Pazarin nuk kuptohet asnje figure e ndritur e futbollit sepse ai ishte pjese e kontekstit, e pejsazhit, te futbollit te kohes, pa Li Pazarin nuk kuptohet as Loro Borci e as Panajot Pano…E cfare eshte Mesi perpara tyre…

Ne mos emrin e nje piste bicikletash ne qytet vendosjani kete emer qendres ku parkohen bicikletat qe merren me qira.

Qendrat e bicikletave me qira “Ali Pazari”.

Next Post

Video dhe fotot e reja/ Momenti i arrestimit, Kallashi me pranga në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In