Një sherr mes të rinjve i ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ka përfunduar me dy të plagosur. Policia ka arritur që të arrestojë dhe të dyshuarin për këtë plagosje dhe është identifikuar me inicialet Q.P 19 vjeç banues në Elbasan.
Njoftimi i plotë
Rreth orës 21:45, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambjentet e brendshme të një lokali shtetasit A.Q, 19 vjeç dhe F.T., 18 vjeç ( shokë) banues në Elbasan, për motive të dobëta janë konfliktuar me nje shtetas tjeter rreth 23 vjeç.
Si pasoje e konfliktit jane plagosur me thike shtetasit A.Q e F.T, të cilët janë trasportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
ma.me