• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Policia ndërton skemën si ndodhi goditja e mjetit të policisë, ku ndodheshin 4 efektivë

by Java News
23/09/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka ndërtuar skemën se si ndodhi goditja e mjetit të policisë në të cilin ndodheshin 4 oficerë të Drejtorisë së Elbasanit. Burime për Top Channel thonë se në bazë të dëshmive të efektivëve rezulton se mjeti “Range Rover” po shoqërohej me një furgon policie.

Në korsinë tjetër të rrugës ndodhej i parkuar një mjet tjetër policie, ndërsa dy mjete kanë qenë në pritje në hyrje të portës kryesore të tregut agroushqimor.

Mjeti “Audi”, sipas policisë, ka ardhur nga jug-lindja e qytetit duke hyrë mes dy makinave që qëndronin paralel me portën kryesore.

“Audi”, sipas përshkrimeve, ka hyrë në brendësi duke u braktisur pranë një restoranti, ndërsa më pas shtetasi Petrit Çela ka sjellë çelësat duke hapur veturën.

Ky shtetas, nënvizon policia, është pronari i mjetit, ndërsa pasi është pyetur ka pranuar se mjeti i takon atij por ai nuk e kishte idenë çfarë kishte ndodhur.

Për shkak se policia dyshonte se këtë makinë mund ta kishte përdorur djali i tij, Marjus Suel Çela, Petrit Çela ka treguar se i biri nuk jetonte me të prej kohësh.

“Audi” i variantit “A8”, sipas burimeve do të ekspertohet, pasi në krahun e majtë nga dera e shoferit deri në derën e pasagjerit ka dëmtime. Për shkak se duhet të provohet shkencërisht se çfarë ka ndodhur do të duhet një përgjigje nga ekspertët.

Por ekspertizës do t’i nënshtrohen edhe dy gëzhoja të sekuestruara në hyrje të tregut për të parë se kush është efektivi i policisë për të cilin nëndrejtori i Policisë së Elbasanit dëshmon se qëlloi në ajër vetëm pasi ka thirrur “ndal policia”.

Të gjitha këto, së bashku me videon do të shpjegojnë skenën e 18 shtatorit, për të cilën është referuar materiali në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dyshimet e vrasjes së ngelur në tentativë.

ma.me

Next Post
Shtetet amerikane konfirmojnë se sistemi i votimit u sulmua nga rusët

Shtetet amerikane konfirmojnë se sistemi i votimit u sulmua nga rusët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com