Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se në pranga u vu Muhamet Dylgjeri, pasi duke drejtuar mjetin tip “B.M.W” me targa AA 393 JN, në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur me mjetin motorçikletë tip “Honda” pa targa drejtuar nga H.S, 62 vjeç banues në Elbasan dhe më pas është përplasur me mjetin tip “Ford” veturë me targa AA 792 KG drejtuar nga shtetasi A,B, 29 vjeç banues në Elbasan.”
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e mjetit “Ford” E.B, 24 vjeçe banuese në Elbasan. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal./a.m.