• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Elbasan, nëntë të shoqëruar në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak orë pas ekzekutimit në pritë të 37-vjeçarit Erion Mihallari në Elbasan, policia e këtij rrethi ka shoqëruar 9 persona, si dëshmitarë dhe të dyshuar por nuk ka mundur të marrë dot asnjë të dhënë.

Burime nga blutë e Elbasanit, thanë për BalkanWeb se dëshmitarët kanë refuzuar të japin detaje apo informacion për rrethanat në të cilat u ekzekutua Mihallari, i kthyer prej pak kohësh nga emigrimi, duke u shprehur se nuk kanë arritur të shohin gjë për shkak të errësirës.

37-vjeçari u qëllua me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në një nga rrugët kryesore të qytetit të qytetit të Elbasanit që lidh vendin e quajtur Tri Urat me stacionin hekurudhor.

Policia deklaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, kalibër 7.65 mm.

Policia ka shoqëruar 9 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Mësohet vetëm se Mihallari ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas burimeve, 37-vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij drejt stacionit të trenit me destinacion një lokal që ndodhet poshtë pallateve të kësaj rruge. Aty dyshohet se i kanë zënë pritë të paktën dy persona dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri.

Viktima frekuentonte shpesh zonën në fjalë dhe dyshohet se ai është ruajtur dhe ndjekur nga pas nga autorët. Mihallari më herët ka qenë emigrant. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Elbasanit si edhe akset kryesore që e lidhin atë me kryeqytetin si edhe me Korçën dhe Gramshin me qëllim kapjen e autorëve. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit për kapjen e autorëve kanë mbërritur në Elbasan vetëm një orë pas vrasjes edhe 2 grupe të FNSH-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

BW/d.i.

 

Next Post
Importi i mbetjeve, qeveria socialiste rikthen pa ndryshime ligjin e miratuar nga Berisha më 2011

Të gjitha vendimet, Berisha importoi 600 mijë tonë mbetje deri në gusht 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In