Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
- Ramadan Ibra, 26 vjeç, banues në fshatin Bulçar Gramsh
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin B.D, 47 vjeç, banues në Gramsh.
Shtetasi B.D, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenët 88 dhe 25 të Kodit Penal.