Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 II janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.