Një apartament në katin e tretë të një pallati në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se nga zjarri janë djegur orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake.
Po ashtu mësohet se flakët fillimisht janë shfaqur në kuzhinë dhe me pas ka përfshirë të gjithë shtëpinë. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin e flakëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ishte harruar ndezur nga familjarët. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.