• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Elbasan, edukatorja shpon me gjilpërë 3-vjeçarin: ‘Më goditi’

by Java News
24/11/2016 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Fiks Fare” u denoncua dhuna e ushtruar nga edukatorja Anila Samarxhi, ndaj një fëmije 3- vjeçar në kopshtin numër 1 të qytetit të Elbasanit. Ngjarja e rendë ka ndodhur në datë 14 nëntor, por edukatorja ka marrë vetëm një paralajmërim për pushim nga puna dhe vijonte mësimin normalisht. Për të qetësuar situatën drejtoresha i kishte ndërruar vetëm grupin në të cilin do të jepte mësim.

Edukatorja Anila Samarxhi, pranoi se e kishte shpuar fëmijën pasi ai e kishte goditur me çantë. Sipas prindit të fëmijës me datë 14 nëntor, kishte vënë re një shenjë në kofshën e djalit 3 vjeçar. Ishte i gjakosur dhe sipas nënës dukej të ishte shpuar nga dikush  më gjilpërë. E alarmuar i kërkon llogari kujdestares së fëmijës së saj e cila e pohon dhunën e ushtruar ndaj djalit 3 vjeçar.

Madje në mesazhin që i  ka nisur nënës së 3 vjeçarit edukatorja shprehet: ‘Si jeni ju. Më pyetët pse quka djalin me gjilpërë, po ai më rrafi tre kalamaj me çante kokës dhe mua më solli, kur i fola të mos rrihte fëmijët. Për ta trembur e quka pak me gjilpërë dhe e hodha jashtë’.

Nëna e shokuar nga mesazhi, të nesërmen vendos të ankohet në drejtorinë e kopshtit. Sipas drejtoreshës së kopshtit, komisioni i disiplinës i cili ishte mbledhur menjëherë kishte marrë vetëm masën e paralajmërimit për pushim nga puna. Pas kësaj mase ishte njoftuar edhe drejtoria e koordinimit të Kopshteve pranë bashkisë. Bashkia Elbasan ka nisur një inspektim lidhur me këtë ngjarje.

Drejtoresha deklaroi “E gjendur fillimisht si nënë para kësaj situate u trondita, por si drejtuese e institucionit duhet të ngrija një komision disipline që të shqyrtohej ankesa’.

Komisioni i Disiplinës u mblodh 24 orë pas ankesës dhe mori si masë vërejtje më paralajmërim për pushim nga puna. Kjo është masa më e madhe që ne mund të japim. Përpos kësaj ne kemi njoftuar edhe bashkinë. Drejtorinë përkatëse të cilët kanë bërë një inspektim për këtë çështje.

Pavarësisht se është pranuar dhuna nga ana e edukatores  që në ballafaqimin e parë me prindin, edukatorja nuk u  pezulluar por vazhdonte të kujdesej për një tjetër grup fëmijësh.  Sipas drejtoreshës për të qetësuar gjendjen dhe prindin ajo është hequr nga grupi që mësonte dhe i është caktuar një tjetër.

” Më gjuajti me çantë” – tha edukatorja. “Fëmijët e tjerë nuk më qëllojnë ai po”. Ndërsa vet drejtoresha e kopshtit, pasi dëgjoi këtë konfirmim tha se kjo edukatore nuk mund të qëndrojë më në këtë kopsht. Megjithatë sipas saj është Bashkia Elbasan që duhet të marrë masën e pezullimit.

Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur më datë 14 dhe denoncuar me datë 15, u deshën plot 5 ditë që të pezullojë një edukatore që kishte ushtruar dhunë ekstreme ndaj një fëmije vetëm tre vjeç.

Me anë të zëdhënësit të kësaj bashkie deklaroi se “Bashkia e Elbasanit është njohur me një rast të pretenduar dhune në kopshtin Nr.1 nga një ankesë, drejtuar Drejtorisë së këtij kopshti, nga prindi Marjeta Bici në datë 15.11.2016.Theksojmë se kësaj ankese nuk i është bashkëngjitur asnjë fakt, e megjithatë Bashkia Elbasan dërgoi specialistët e saj pranë kopshtit nr.1 të cilët, së bashku me drejtorinë e kopshtit thirrën komisionin disiplinor, ku ndaj edukatores Anila Samarxhi,  u mor masa  “paralajmërim për pushim nga puna”.

Me këtë masë ka rënë dakord edhe prindi, e cila ka qenë prezente dhe e ka firmosur atë.

Në datë 21.11.2016, e protokolluar po në këtë datë, pra pas 5 ditësh për të cilat nuk kemi asnjë reagim të prindit, në Bashkinë e Elbasanit vjen një tjetër ankesë nga prindi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë edhe në këtë kërkesë prindi nuk ka paraqitur fakte, por nisur nga shqetësimi i tij Kryetari i Bashkisë mori masën e “pezullimit nga detyra”, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së paraqitur ndaj edukatores Anila Samarxhi.

Gjithashtu me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është marrë masë disiplinore “paralajmërim për pushim nga puna” për drejtoreshën e kopshtit nr.1 dhe edukatoren tjetër e cila pretendohet se ka dijeni për ngjarjen.

Next Post
Negociatat, Bregu: Një zile ka rënë dhe s’dimë kur do të hapet dera, reforma në drejtësi duhet zbatuar

Majlinda Bregu: Negociatat? Askush nuk duhet të presë datë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In