Reminishencat me diktatorë kurrë nuk kanë me na u ndarë. Në një fshat të Elbasanit një e moshuar po mbush 27 vjet që “fle” me shtatoren e Enverit. Vendi quhet Labinot Mal. Ndërsa, gruaja mban emrin Sabire Plaka. Ajo është 72 vjeçe.
Askush në këto dekada nuk ka munduar me ia marrë Enverin asaj. Diktatori është i “kënaqur” që rri i strukur në plevicën me kashtë. Ndjehet mjaft i lumtur aty pse janë kohë të vështira e mund të kishte përfunduar edhe për skrap. Ndërsa e moçmja kujdeset çdo ditë, e pastron, e fshin, e përkëdhel, sikur ai të ishte i gjallë.
Historia e diktatorit që fshihet në plevicë zë fill 27 vite më parë. Pikërisht atëherë kur çdo bust të tij e “sakatuan” dhe i hoqën zvarrë. Në Labinotin Mal u themelua Shtabi i Përgjithshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Shtëpia u kthye në muze dhe një bust 3 m i lartë i Enver Hoxhës u vendos para saj.
Të ruash e vetme një diktator kur duan ta grabisin edhe pse nuk është gjallëZakonisht ata kanë fund tragjik. I ndjekin, i vrasin, i rrëzojnë nga froni dhe më pas i plasin në varr. Ka edhe të tjerë që vdesin me gjithë takëmet, por sërish herët a vonë historia i ndëshkon. I tillë ishte edhe Enveri ynë. Ndërroi jetë dhe iu bënë ritet si perandor. Por shumë pak zgjati. Se populli nuk fal, nuk harron…
Një monument i tij u vendos para shtëpisë muze të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-it në fshatin Labinot Mal. U fiksua aty në vitin 1968 dhe qëndroi deri në vitin 1991. Banorët mburreshin që në fshatin e tyre kishin Enverin dhe ata që me krenari e quanin “komandant”. Ai ishte kthyer për ata “Buda”, “Jezui”, “Allahu” dhe kurrë nuk e imagjinonin se një ditë do ta shkulnin dhe do ta plasnin në një ahur me kashtë.
…Sabire Plaku jeton e vetme në një kullë me 10 dhoma, pikërisht atje ku u mbajt Konferenca e Labinotit në vitin 1943. Ajo kujton: Ishte viti 1991 kur policët e Saliut e hoqën komandantin me vinç. E kishin lidhur me kavo dhe litarë shumë keq. Por ai nuk u prish. E hodhën në ahurin e lopës dhe më thanë “mbaje ta kemi fal. Ti je kujdesur kaq vite për muzeun dhe e ke hak”.
Nënë Sabireja tregon edhe se si janë përpjekur disa herë që t’ia vjedhin Enverin, por nuk ia kanë dalë. “Mbaj mend njëherë ishte nata e Vitit të Ri. Në shtëpi erdhën 4-5 çuna. Hapën derën e shtëpisë me vrull. Nuk e prisnin të isha brenda. Unë dola dhe ata më thanë se shtëpia ishte e kushëririt të tyre. Unë i pyeta cilit kushërinj, por ata nuk thanë asnjë emër, kështu që u pikasën pse kishin ardhë.
Pastaj hynë direkt tek ahuri i lopëve ku ishte fshehur Enveri nën kashtë. U përpoqën ta ngrenë, ta tërheqin, por nuk mundën dot. Ai është i rëndë 750 kile. Pastaj i hipën makinës dhe ikën. Edhe herë të tjera kanë ardhur e më janë lutur që tua jap Enverin. Më kanë ofruar edhe lekë. Por unë nuk mund t’ua jap. Ai është burrë i shtetit. Si mund të shitet një komandant? Shkurt deri më tani e ka ruajtur Zoti. Por kam frikë se se ka të gjatë.Shtëpia muze dhuratë e Shefqet Bahollit.
Shtëpia muze është projektuar nga arkitektë italianë. Ajo ka qenë pronë e tregtarit dhe bamirësit elbasanas Shefqet Baholli. Iu dha Enverit dhe pas çlirimit u kthye në muze. Pas viteve “90 për atë u kujdes Jashar Plaku, i shoqi i Sabires i cili tashmë nuk jeton më.
Nipërit e Shefqetit i çuan fjalë Sabires që ajo të jetonte aty sepse ishte një pronë që i përkiste asaj. Muzeut tashmë nuk i ka mbetur asgjë. Disa relike të vjetra, stenda, portrete dhe faksimile që duket se nuk hyjnë në punë për asgjë.
Sabireja mban një gjë të shtrenjtë në sëndukun me rroba. Ai është Flamuri origjinal i përdorur në mbledhjen e vitit 1943.Në fshatin e thellë malor nuk është vetëm nënë Sabireja që kujdeset për Enverin. Për atë interesohet një fshat i tërë. Askush nuk guxon të shkojë t’ua marrë komandantin. Ata kanë paralajmëruar se do ta mbrojnë me çdo kusht. Madje dy vite më parë kanë kërkuar që ai të rivendoset sërish atje ku ishte, me të gjitha nderet dhe takëmet që meriton.
Banorët e Labinotit po e kthejnë 10 korrikun në festë të tyren. Ata, bashkë me Komitetin e veteranëve edhe sivjet po organizojnë një aktivitet. Fundja edhe diktatorët shërbejnë si pelegrinazh. /Infoelbasani/ma.me