Ish deputeti i PD, Aurel Bylykbashi ka dhënë dorëheqjen drejtimi i degës se PD në Elbasan.
Bylykbashi e ka bërë të ditur dorëheqjen paraditen e sotme gjatë një fjalimi në Kuvendin e PD-së.
Ish deputeti ka falenderuar demokratët, ndërsa ka theksuar se është koha për një drejtim të ri të partisë.
Mësohet se Bylykbashi do të kandidojë për kryetar Bashkie në Elbasan në zgjedhjet e ardhshme, për këtë arsye është tërhequr nga drejtimi i partisë.