15 pika të tregtimit të karburanteve janë bllokuar në Elbasan. Aksioni i bashkisë së qytetit dhe i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit ka sjellë mbylljen e këtyre bizneseve për shkak se nuk kishin rinovuar licencat për të ushtruar aktivitetin.
“Për këtë arsye, para një javë iu la një afat për shlyerjen e detyrimeve. Nga ana e subjekteve nuk është bërë dhe jemi detyruar të bëjmë bllokimin derisa të shlyejnë detyrimet që kanë pranë institucioneve përkatëse”, ka deklaruar Aurel Kaja, kryeinspektor pranë Bashkisë së Elbasanit. Në territorin e Bashkisë së Elbasanit ushtrojnë aktivitetin 60 pika karburantesh.
ma.me