• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ELBASAN/ Arrestohet një pjesëtari i fisit Çapja, gjatë kontrollit rutinë i gjet në makinë një pistoletë

by Java News
26/08/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 28-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi u kap me armë pa leje. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë, Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Erion Çapja, 28 vjeç, banues në Elbasan.

I riu është pjesë e fisit të njohur për policinë në Elbasan, pasi vitet e fundit, ata janë përfshirë në shumë ngjarje kriminale si pasojë e hakmarrjes. Arrestimi i Erion Çapjas, i cili në fakt nuk rezulton të jetë përfshirë në asnjë prej ngjarjeve të kaluara, u bë në Lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 831 LU.

Pas ndalimit dhe kontrollit fizik edhe në automjet, rezultoi se 28-vjeçari mbante me vete një armë zjarri pistoletë me mulli me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. Kjo solli si rrjedhojë arrestimin në flagrancë të tij, me akuzën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përveç armës, policia, gjithashtu sekuestroi edhe automjetin që drejtohej nga shtetasi Erion Çapja. Nisur nga ngjarjen e fundit, ku janë përfshirë anëtarë të fisit Çapja, Policia mban vazhdimisht nën kontroll pjesëtarët e saj. Sa i takon rastit të kapjes me armë të Erion Capjas, Policia thotë se arrestimi i tij është bërë gjatë një kontrolli rutinë.

Nga ana tjetër, sqarohet se nuk ka të dhëna se 28-vjeçari po përgatiste ndonjë akt kriminal, por armën e mbante për t’u vetëmbrojtur, kjo për shkak të një konflikti të nisur në vitin 2005, mes Agron Çapjas dhe disa të rinjve, po nga qyteti i Elbasanit.

Pas kësaj, nisi një seri hakmarrjeje që ka sjellë me dhjetëra viktima. Ngjarja më e fundit është ajo e shkurtit të vitit 2016, ku mbetën të vrarë katër persona nga fisi Çapja dhe tetë të tjerë u plagosën.

ma.me

Next Post
Mediu: Duhet urgjent Reforma Elektorale, qëllimi i Ramës krimi elektoral

Samiti në Durrës/ Mediu: Rama jo origjinal! Ideja e tregut ekonomik rajonal është elaboruar më herët nga serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In