• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Elbasan, arrestohet një grup falsifikatorësh

by A R
08/12/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe vepra të tjera penale, ndërsa policia e Elbasanit ka sekuestruar letërnjoftime të  falsifikuara,  2.5 kg zhivë të bardhë, 4 aparate celularë, 5 vula të  institucioneve të  ndryshme dhe pikave të kalimit kufitar, 1.000 dinarë,  1.000.000 lekë dhe 1.500 euro si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumenteve të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Specialistët kundër Trafiqeve   dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar,  në  Drejtorinë Vendore të Policisë  Elbasan, si rezultat i një pune të  mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin e Koduar “KALAJA”

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

Anastas Çyço, 51 vjeç, banues në  Elbasan.

Alban Nuredini, 38 vjeç, banues në  Elbasan.

Lulëzim Gjoci, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me parë me 3 vjet burg për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake dhe municioneve”.

Grupi hetimor ka ushtruar një kontroll në banesat e tyre, ku ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

50 pasaporta shqiptare të falsifikuara,

3 pasaporta bullgare të falsifikuara,

1 pasaportë greke e falsifikuar,

3 karta identiteti bullgare të falsifikuara,

2 leje drejtimi bullgare të falsifikuara,

1 vizë kalimi pakistaneze e falsifikuar,

200 dokumente të tjera të falsifikuara, si:

leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurie, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, certifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,

3 Leje Qëndrimi në Itali,

1 raport mjeko-ligjorë i Poliklinikës së Elbasanit,

vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës,

Akte Vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,

Certifikata Trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID,

2.5 kg zhivë e bardhë,

20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumente të falsifikuara,

4 aparate celularë,

5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë,

  1. 000 dinarë, 1.000.000 lekë,

1.500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumenteve të falsifikuara.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i pasaportave dhe vizave”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“, të kryera në bashkëpunim.

Balkanweb

Next Post

Bëri koment seksist, Vuçiç shkarkon ministrin e mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In