Një 39-vjeçar në Elbasan, në gjendje të rëndë depresioni, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte dhe ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtetasi me iniciale Gj.L., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, është hedhur nga sheshpushimi i shkallëve ditën e dielë.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe dërguan në spital, ku ndodhet në rrezik për jetën.