• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“EL MEJOR”/ Kokaina me imazhin e Escobar, gjykata jep vendimin për dy administratorët e kompanisë

by Java News
13/04/2021 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy administratorët e kompanisë që priste kontejnerin me banane, brenda së cilës u gjet drogë, shtetasit Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti janë lënë në burg nga Gjykata e Durresit.

Para trupit gjykues, dy administratorët nuk e kanë pranuar akuzën. Ata janë shprehur se s’kane lidhje me drogen.

“S’kemi asnjë lidhje me drogën. Ne kemi porositur vetëm banane dhe nuk kemi asnjë ide qe brenda kishte edhe lëndë narkotike”, jane shprehur para trupës gjykuese.

Ata u arrestuan në operacionin “El Mejro”, ku u kap një sasi prej 143 kg kokainë në Portin e Durrësit dhe që vinte nga Ekuadori.

OPERACIONI  “EL MEJOR”

​Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

U sekuestruan rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe u arrestuan në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

DETAJET

Policia kishte marrë informacion rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine.

Nga Ekuadori, kontejneri kaloi tranzit në Itali në portin Gioia Tauro por nuk u kontrollua. Në dokumentacionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacion Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit ai iu nënshtrua kontrollit me skaner i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit policia thirri një prej administratorëve të kompanisë “Masabi Fruits” Klajdi Xibrakun.

Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administrator tjetër Erjon Peti.

Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

g.kosovari

Next Post
Zotohet Basha: Kur të jem unë kryeministër hapim negociatat me BE brenda 100 ditëve të para të qeverisë

Zotohet Basha: Kur të jem unë kryeministër hapim negociatat me BE brenda 100 ditëve të para të qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com