“El Clasico” i të mërkurës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nis që në hotel.
Të dyja skuadrat kanë zgjedhur të qëndrojnë në hotelin Princesa Sofia një ditë para ndeshjes dhe ditën që do të luhet takimit, një hotel që ndodhet vetëm 500 metra larg stadiumit Camp Nou në Barcelonë.
Një zgjedhje kjo e dy klubeve për të mos qëndruar të bllokuara në rrugët e Barcelonës për shkak të protestave që do të zhvillohet në qytet të mërkurën e 18 dhjetor. Në këtë mënyrë El Clasico i kësaj mesjave do të nisë që në koridoret e hotelit. (Shqip)