Nuk ja ka arritur dot të fitojë betejën për të mos u ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku akuzohetpër trafik droge. Bosi i drogës me famë botërore, ‘El Chapo’, kryesuesi i njërit prej karteleve më të mëdha në Meksikë u ekstradua në SHBA.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet meksikane . Prokurori i këtij vendi tha se Joaquin Guzman u ekstradua në SHBA ku u transportua me anë të një avioni. Për arsye sigurie nuk u specifikua saktë destinacioni ku ‘El Chapo’ aterroi në SHBA.
Guzman ishte kryesues i kartelit ‘Sinaloa’. Ai u arrestua 3 herë nga autoritetet meksikane, Dy herë u arratis në mënyrë spketakolare, ndërsa herën e tretë duket se Meksika hoqi barrën nga vetja dhe vendosi ekstradimin. Tashmë në SHBA atë e pret dënimi përjetë sipas të gjitha gjasave./a.m.