Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka mbaruar, Borshi është një nga pikat turistike të bregdetit që po vuan pasojat e konsumit, por edhe të keqmenaxhimit nga pushteti lokal.
Qytetarë të plazhit jugor sjellin për “Java News” fotografitë që ju shihni, duke ngritur shqetësimin mbi gjendjen alarmante në rrugët e fshatit dhe më gjerë.
Po ashtu, banorët e përhershëm shprehen se janë ankuar në Bashkinë Himarë, e cila jo vetëm nuk ka bërë të mundur heqjen e plehrave, por as nuk ka vendosur kosha mbeturinash në këtë fshat.
Fotografitë vijnë nga qendra e Borshit, që njihet me emrin Izvor ndërsa më të lumturit e kësaj situate janë qentë e rrugës.
E nëse çmimet e kripura ishin deri dje një shqetësim për pushuesit, JAVA News sjell ekskluzivisht fotot që tregojnë një anë tjetër të Shqipërisë turistike, nëse mund të quhet kështu…














