• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Ekziston mundësia për ‘korrigjim kozmetik të kufijve’ Kosovë-Serbi”

by Java News
21/08/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish i dërguar i veçantë i BE-së për Kosovën ka frikë nga konflikti i ngrirë në Kosovë dhe le mundësinë edhe për “korrigjim kozmetik të kufijve”.

“Vërtet, ekziston rreziku i konfliktit të ngrirë në Kosovë. Kjo do të ishte në interes të disa aktorëve politikë – edhe vendas edhe ndërkombëtar – që të vazhdojnë t’i destabilizojnë shtetet në rajon. Hajde të bëjmë që të pengojmë këtë. Komisioni Evropian nën udhëheqjen e Junckerit, Mogherinit e Hahnit, së shpejti do të jetë ‘çështje e së kaluarës’”.

“Në vitin 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe kam frikë se përbërja e re e Komisionit Evropian mund të shmangë të zgjedhë çështjen e Kosovës, sepse përbërja paraprake nuk e ka bërë këtë. Deadline për të marrë vendim është, pra, me rëndësi esenciale”, ka thënë në bisedë për gazetën beogradase “Danas” Wolfgang Petritsch, ish i dërguar i veçantë i BE-së për Kosovën dhe ish-përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për BeH-në, i pyetur se çfarë do të thoshte konflikti i ngrirë për Beogradin e Prishtinën, transmeton gazetametro.net.

I pyetur rreth deklaratës së tij të mëhershme për një “korrigjim kozmetik” si zgjidhje të mundshme për Kosovën dhe sqarimit të tij se kjo “do të kishte ndikim të vogël në një numër të vogël fshatrash në rrethinën e Bujanovcit dhe të Mitrovicës”, si edhe rreth qëndrimit të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila fuqishëm kundërshton ndryshimin e kufijve në Ballkan, Petritsch thotë:

“ Padyshim, fjala e kancelares gjermanë “ka peshë” dhe unë e respektoj mendimin e saj. Megjithatë, duke pasur parasysh dialogun e komplikuar aktual ndërmjet Beogradit e Prishtinës unë tash jam i bindur se duhet t’i dëgjojmë me kujdes marrësit e vendimeve politike në këto dy kryeqytete. Edhe deri sa kam qenë përfaqësues i lartë në Bosnjë, jam angazhuar për proces të vetëpërgjegjësisë. Vetëm tash së fundi është dëshmuar se kjo mund të “ndezë” në Maqedoni, kur kryeministri Zaev ka marrë vendim shumë të guximshëm – dhe shumë kontradiktor mbi emrin e shtetit. Greqisë e Maqedonisë u janë dashur 26 vjet për ta zgjidhur këtë konflikt historik – shpresoj se kjo do të jetë efikase. Tash na ka mbetur konflikti i fundit historik, ai ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe unë këtu shoh se po hapet një mundësi – ndoshta e fundit në shumë vite që vijnë. Jam krejtësisht i vetëdijshëm se “korrigjimi administrativ” i kufijve ka të meta potenciale në qoftë se nuk bëhet në bashkëpunim të ngushtë me OKB-në, BE-në e OSCE-në. Në dritën e referendumit të ardhshëm në Maqedoni dhe, është e mundur edhe vendimit të afërt në procesin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës, propozoj që të përgatitet dokumenti obligues në mënyrë që të vihet pikë në të gjitha kontestet e ardhshme kufitare, duke përfshirë çështjen e Bosnjës, Siç e dimë, edhe më tej ekzistojnë disa mospajtime të vogla ndërmjet vendeve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë, të cilat duhet të zgjidhen. Madje edhe shtetet anëtare të BE-së. Kroacia e Sllovenia, kanë “çështjen e tyre të Adriatikut”. Prandaj, do të ishte rast i shkëlqyeshëm që të mbyllen të gjitha këto çështje të hapura dhe t’u jepet fund të gjitha fantazive revizioniste. Pse? Sepse situata gjeopolitike në Ballkan po ndryshon shpejt, dhe atë jo në dobi të Ballkanit. Ngritja e Kinës, e cila është e mirëseardhur në planin ekonomik, po i shkakton shqetësime të mëdha Brukselit, si dhe aktivitetet e aktorëve të tjera jashtë BE-së, si Turqia, vendet e gjirit dhe, natyrisht, Rusisë. Po e përsëris – të gjitha këto janë të mirëseardhura t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik, por të gjitha shtetet e regjionit dëshirojnë të bëhen më shumë evropiane dhe, në fund, anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj, është e nevojshme që rregullat dhe rregulloret evropiane të jenë në plotësi të zbatueshme. Hajde, pra, t’i pyesim njerëzit, duke përfshirë edhe ata në pjesët potencialisht të goditura të Serbisë e Kosovës, e pastaj të marrim vendimin i cili do të jetë në harmoni me parimet e multietnicitetit dhe parimeve të pranuara ndërkombëtarisht”.

Petritsch ka thënë se nuk ka kontakte personale me Vucicin e Thaçin, por se i ka lexuar disa nga deklaratat e tyre rreth korrigjimit të kufirit dhe fton “të përkrahen vendimet e guximshme politike, në emër të popujve të cilëve u përkasin”.

Ai nuk është i sigurt se a do të ketë zgjidhje të shpejtë, por shpreson se kjo iniciativë e tij personale të ndihmojë “që të merret vendimi i duhur”.

I pyetur se a mendon se edhe çështja e Kosovës mund të gjendet në një konferencë ndërkombëtare, të ashtuquajtur “Dayton dy”, Petritsch mendon se në të duhet të përfshihet edhe Rusia:

– Siç kam thënë në njërën prej përgjigjeve të mija, mund të paramendoj një format të ngjashëm më Daytonin, dhe angazhohem që në të të përfshihet edhe Rusia, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të spastrohet situata e post-Jugosllavisë, si dhe që në tërësi të fokusohemi në çështje vitale politike e ekonomike dhe në të ardhmen e BE-së, e cila përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të barabartë.

Nëse jo Nobelin, ai pret që Thaçi e Vucic të mund të marrin çmimin e Karlit, të cilin çdo vit e ndan qyteti i Aachenit për shtetarët e shtetarët, të cilët kanë ndihmuar që të avancojë gjendja në Evropë.

Next Post
Aksident në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes 4 të plagosurve ka edhe fëmijë

Aksident në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes 4 të plagosurve ka edhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

U aksidentua disa ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën në spitalin e Traumës 43-vjeçari

January 10, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

Rrezik i shtuar për përmbytje në Shkodër, IGJEO: Rritje e niveleve në të gjithë lumenjtë, borë në lartësitë mbi 600 metra

January 10, 2026
“Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje”, Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Duhet gjetur mekanizmat e duhur

“Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje”, Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Duhet gjetur mekanizmat e duhur

January 10, 2026
Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme

Kufizimi i pagesave me para në dorë, eksperti i ekonomisë: Një masë drejt formalizimit, por e pamjaftueshme

January 10, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

January 10, 2026
Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

January 10, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

January 10, 2026
“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

January 10, 2026
Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

January 10, 2026
Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In