• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ekzekutoi motrën/ Shkëlzen Buci do merrte 80 mijë euro për vrasjen e aktorit

by Java News
05/09/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I arrestuari për vrasjen e motrës së tij 23-vjeçare, Shkëlzen Buci, është arrestuar në vitin 2017, i dyshuar si vrasës me pagesë.bucishkelzen

Buci, të cilit tashmë i është komunikuar në burg akuza për vrasjen e motrës, u arrestua në kuadër të operacionit “Pagesa”, ndërsa në pranga ranë edhe porositësi dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai u akuzua dhe më pas u dënua si personi që pati rolin e ekzekutorit, në ngjarjen ku mbeti i plagosur rëndë aktori Mishel Prela (Manoku).

Në fakt, Shkëlzen Bucit i ishin premtuar 80 mijë euro për eliminimin e Mishel Prelës, por ai nuk arriti dot të realizonte vrasjen. Ervin Zallumi, personi i dyshuar si porositësi i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Mishel Prelës, mbrëmjen e 20 korrikut 2017, kundrejt një pagese 80 mijë euro, mbajti qëndrim mohues në Gjykatën e Tiranës.

Shkelzen Buci, vellai i viktimes
Shkelzen Buci, vellai i viktimes

Pretendimi i tij nuk e bindi Gjykatën, e cila caktoi ndaj tij masën “Arrest në burg” e më pas e deklaroi edhe fajtor. Ndryshe vepruan të arrestuarit e tjerë për të njëjtën ngjarje. Ata janë “zbërthyer” menjëherë pas shoqërimit në Polici, duke rrëfyer çdo detaj që kishte lidhje me planin për ekzekutimin e Mishel Prelës, nga porosia, sigurimi i armës, mbajtja në vëzhgim e “shënjestrës” e deri te mbrëmja e atentatit.

Gazeta “Panorama” siguroi një kopje të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë për të pandehurit, ku zbardheshin dëshmitë e plota të personave nën hetim për këtë ngjarje, dëshmi që publikohen në vijim.

DESHMIA E ERVIN ZALLUMIT

Deklaron se para 7 vitesh është plagosur me thikë nga shtetasi Mishel Prela dhe më pas nuk ka pasur probleme me këtë shtetas. Ai shpjegon se më datë 20.07.17, nga ora 19:00-21:40 kishte qenë në banesën e tij dhe më pas kishte dalë nga banesa e kishte pirë kafe me disa shokë te Pazari i Ri.

Shkelzen Buci, vellai i viktimes, Eglantina Buci (personi me bluze te bardhe)
Shkelzen Buci, vellai i viktimes, Eglantina Buci (personi me bluze te bardhe)

Në lidhje me ngjarjen ai është informuar në internet, ku kishte mësuar plagosjen e Mishel Prelës. Me vete, shtetasit Ervin Zallumi i është gjetur një aparat telefoni i tipit “Nokia”, me numër 06…845, të cilin e kishte aktivizuar ditën e deklarimit. Po ashtu, ai ka shpjeguar se nuk e mbante mend numrin e mëparshëm. I pyetur nëse Mishel Prela kishte çuar ndonjë person për t’u pajtuar në lidhje me konfliktin e mëparshëm, ai ka deklaruar se Misheli nuk i ka çuar asnjë person të pajtoheshin.

DESHMIA E ERMIR TOLES

Shtetasi Ermir Tola ka deklaruar se më datë 21.07.2017, rreth orës 16:30, ai i ka çuar mesazh shtetasit Shkëlzen Buci, me të cilin kishte lënë takim te Medreseja. Pasi është takuar me të, ai i ka thënë Shkëlzenit se vëllai i tij ishte futur në birucë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur, pasi vëllai i tij nuk i kishte treguar gjë, por Shkëlzeni është përgjigjur se nuk ka gjë. Ai i ka thënë Shkëlzenit se “më tha vëllai për ato lekët”, por Shkëlzeni i është përgjigjur që nuk është personi që t’i marrë lekët.

Pasi e ka pyetur se çfarë do të bëhej me vëllanë e tij, Shkëlzeni ka thënë që “lekët do t’i ketë të paguara, shpenzimet do t’i ketë të hequra”. Po kështu, Ermiri ka deklaruar se gjatë bisedës së zhvilluar me vëllanë e tij, Miklarin, në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Miklari i ka thënë se ndodhej aty për shkak të ngjarjes së ndodhur te gjimnazi “Partizani”, ku ishte plagosur një person dhe gjithashtu Miklari i ka kërkuar të shkonte të takonte Shkëlzenin dhe t’i thoshte “për ato që ishin 25 apo 30 mijë euro”.

DESHMIA E TRIM HIDRIT

Ai ka shpjeguar se është takuar me shtetasin Miklar Tola në orën 21:15, në vendin e quajtur shkolla “Bajram Curri”, ku Miklari i ka thënë që ta çonte me motor te spitali për të marrë ilaçe për nusen e tij. Pasi kanë pirë kafe në një lokal aty afër, të dy kanë shkuar te spitali e pasi kanë marrë ilaçet, ai e ka çuar përsëri te shkolla “Bajrami Curri” dhe më pas është ndarë me të në orën 21:30.

Next Post
OBSH-ja nxjerr udhëzime të reja: Ok steroidet për trajtimin e COVID-19

OBSH-ja nxjerr udhëzime të reja: Ok steroidet për trajtimin e COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In