Prokuroria e Shkodrës kërkoi dënimin maksimal, atë të burgut përjetë për Sokol Mjacajn, shtetasin i cili vrau çiftin e dy turistëve çek në zonën e Dukagjinit pak muaj më parë.
Sipas prokurorisë, bazuar në prova, Mjacaj i vrau me dashje dy turistët në tentativë për tu grabitur automjetin e tyre. Pas seancës së sotme të preteneës, vendimi i gjykatës do të jepet më 16 nëntor.
Një javë më parë, Mjacaj kërkoi mëshirë para trupit gjykues, teksa tha se ai kishte dalë për të bërë grabitje dhe jo për të vrarë njeri.
Sipas Mjacaj ai e vrau Michael Svatos nga frika se mos ai i rrëmbente armën dhe do qëllonte ndaj tij, ndërsa Anna Kosinovën e ka qëlluar aksidentalisht. Më herët Mjacajt iu rrëzua kërkesa për gjykim të shkurtuar.
Sokol Mjacaj ekzekutoi në korrik të 2015-ës në Prekal të Dukagjinit 2 turistët çek Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kosinova pasi tentoi t’i grabiste. Mjacaj u arrestua disa ditë pas krimit në fshatin e Grudës.
Viktimat Michael Svatos dhe e dashura e tij Anna Kosinova