Një 24-vjeçar u vra pasi përcolli të ëmën për në shtetin helen. Luigj Gjergjit iu bë pritë nga dy persona, njëri prej të cilëve u arrestua, ndërsa tjetri në kërkim.
Uniformat blu zbardhën sot vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 9 shtator, në aksin rrugor Vau Dejës-Bushat, Shkodër.
Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës arrestoi shtetasin Akil Gradeci, 24 vjeç, banues në fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës, ndërsa shpalli në kërkim shtetasin Eduart Hulej, 32 vjeç, banues në fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Luigj Gjergji, 24 vjeç, banues në fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës.
Ngjarja ka ndodhur në datën 09.10.2015 rreth orës 02.10, në aksin rrugor Vau Dejës-Bushat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.










