Disa të shtëna raportohet se janë dëgjuar brenda ambienteve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se një person është plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri nga një koleg brenda ambienteve të zyrës, për motive ende të paqarta.
Mediat kosovare raportojnë se viktima është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, ka konfirmuar për KTV-në se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.
a.ç