• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutohet në atentat Bardhok Planaj, i njohur si ‘Kumbari’ i Shkodrës

by A R
04/04/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhok Planaj 46 vjeç, i njohur edhe si “kumbari”, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 4 Prillit në Shkodër.

Viktima po udhëtonte me makinë kur ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se autorët hapën zjarri nga një tjetër mjet në lëvizje.

Ndërkohë, disa metra larg vendngjarjes, tek “5 Heronjtë”, policia gjeti një makinë duke u djegur. Dyshohet se ky mjet u përdor nga atentatorët e Planajt, të cilët janë të paidentifikuar.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore. Në ndihmë të forcave vendore u nisën edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në hyrje-daljet e qytetit u ngritën pika kontrolli dhe postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor sekuestroi kamera të siguriës në zonë të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Skeda| Kush ishte Bardhok Planaj:

Bardhok Planaj 46 vjeç ra pre e një atentati mbrëmjen e së dielës në zonën e Dobraçit në Shkodër. Ai ishte një person i njohur për policinë dhe njihej me nofkën “Kumbari”. Në Dhjetor të vitit 2018, Planaj ishte arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi akuzohej për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje. Ai u akuzua se kishte ndërtuar pa leje një pallat 10-katësh me paratë që dyshohet se buronin nga aktivitete kriminale. Ky objekt i ndërtuar në atë kohë kap vlerën e 2 milionë Eurove. Disa vite më parë ai ka qenë përsëri i arrestuar për trafik droge.

Kujtojmë se në vitin 2014, Bardhok Planaj trazoi politikën shqiptare pasi ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Për t’iu shmangur arrestimit, Planaj ndodhej brenda makinës së ish-deputetit. Sipas raporteve policore në atë kohë, thuhej se i dyshuari mbahej nën përgjim dhe kishte lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin Audi në pronësi të deputetit. Pllanaj u hetua edhe si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”. Ndaj tij u nxorr edhe një urdhër arresti, por më pas u shpall i pafajshëm për shkak të mungesës së provave.

Next Post
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Hipokrizia me “Oligarkët”, kanë paguar dhe njëherë si përherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In