• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i pronarit të hotelit Eduard Lleshi, si u gjet me 4 plumba në gjoks

by Java News
19/11/2016 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i një hoteli në autostradën Tiranë- Durrës, u gjet i ekzekutuar mëngjesin e së premtes nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit. Viktima është Eduart Lleshi, 43 vjeç, i cili kishte ndërruar jetë nga 4 plumba në gjoks. Pranë tij Policia gjeti edhe një automatik Kallashnikov, që dyshohet se është arma e krimit.

Burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të paktën 27 orë para se të gjendej trupi i pajetë nga disa kalimtarë të rastit, që lajmëruan Policinë. Sipas mjekëve ligjorë dhe ekspertëve kriminalistë, 43-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 06:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa trupi u gjet dje rreth orës 09:30 nga disa kalimtarë të rastit.

Fillimisht u dyshua se Lleshi mund të ishte vrarë, nisur edhe nga fakti që ishte qëlluar nga 4 plumba. Por nga veprimet e kryera në vendngjarje dhe hetimet e mëtejshme, burimet thanë se ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje.

Edhe familjarët e tij nuk kanë ngritur pretendime në Polici në lidhje me ngjarjen, nisur nga fakti se ai prej kohësh po kurohej për shkak të problemeve të shëndetit mendor, por edhe për shkak se nuk kishte pasur probleme me njeri.

Viktima bashkë me dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh një hotel të njohur në autostradën Tiranë–Durrës. Ndërsa së fundmi, familjarët e tij thonë se ai kishte filluar të frekuentonte rregullisht xhaminë. Edhe mëngjesin e së enjtes, kur ka ndodhur ngjarja, ai kishte shkuar që të falej në xhami dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

HETIMI

Ndryshe nga dyshimet paraprake të oficerëve të Komisariatit nr.6 të Tiranës, se 43-vjeçari që u gjet i pajetë në Kashar mund të ishte vrarë, hetimet zbuluan se Eduart Lleshi ka vrarë veten.

Ekspertët kriminalistë që kryen këqyrjen e kufomës në vendngjarje, konstatuan 4 predha tejshpuese në gjoks dhe 4 gëzhoja në vendngjarje. Plumbat kishin hyrë në të njëjtin vend dhe më pas kishin dalë, ndërsa goditja ishte bërë nga afër. Burimet thanë se nga këqyrja e plagës është konstatuar edhe shenjë djegieje, që shkaktohet në rastin kur tyta e armës është e puthitur me trupin kur shkrepet.

Arma, sipas ekspertëve, ka qenë automatike dhe e graduar për të qëlluar me breshëri. Për këtë arsye, kur është tërhequr këmbëza, kanë dalë 4 plumba.

Ndërsa në duart e viktimës janë konstatuar edhe faktorë plotësues që mbeten nga shkrepja e armës së zjarrit. Të gjitha këto elemente, por edhe autopsia paraprake e mjekëve ligjorë, shpjegojnë se 43-vjeçari është vetëvrarë.

ma.me

Next Post
Incidenti me ministren Lindita Nikolla, Garda shton masat e sigurisë

Incidenti me ministren Lindita Nikolla, Garda shton masat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In