• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi në Vlorë për prishje pazaresh droge, 32 vjeçari nuk ishte “korrekt” në biznes

by Java News
16/01/2017 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës si pasojë e të cilit ka mbetur i vrarë një 32- vjeçar. Viktima i identifikuar si Refit Toro, njihet si person me rekorde të theksuara kriminale dhe shkak për vrasjen e tij dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës.

32- vjeçari mësohet se ishte duke parkuar automjetin tip ‘Mitsubish’ me targë AA 606 LD ku dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Toro u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregëtisë”, ose siç njihet nga banorët zona e ‘Skelës’. Autorët pasi kanë kryer krimin janë larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.

Kush është 32- vjeçari Refit Toro? (viktima)

jetnor toro
32- vjeçari Refit Toro ka humbur jetën si pasojë e një atentati në qytetin e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima njihet si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale. Po të njëjtat burime thonë se 32- vjeçari ka pasur disa emra. Ai njihej me emrat Jetnor, Nori, Alfred. Kohët e fundit ai përdorte emrin Refit Toro. Vlonjati kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri nga Italia.

Hetimet
Refit Toro mund të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia mbi vrasjen e 32- vjeçarit.

32 vjecari njihej si person i cili nuk ka qenë “korrekt” me pazaret e drogës, shpesh herë përfitonte nga pazaret duke marrë mallin dhe  nuk ia kthente  lekët.

Ndërkohë burime të report tv nga grupi hetimor bëjnë  me dije se personi në fjalë është person me precedent edhe në shtetin fqinj Itali edhe në Shqipëri. Sipas po të njëjtit burim personi në fjalë është mbajtur ne vëzhgim disa kohë më parë. Toro mesa duket kishte frikën e një atentati të mundshëm për këtë arsye ai lëvizte me makina të ndryshme ‘për të mos lënë gjurmë’.  Mësohet se vetëm disa javë para vrasjes së tij 32- vjeçari sapo kishte ndërruar makinën.

Autori në kërkim, policia ka ngritur pika kontrolli në Vlorë
Pasi kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të 32- vjeçarit Refit Toro, autorët janë larguar menjëherë me një automjet nga vendi i ngjarjes. Për këtë arsye janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës. Autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë në kërkim nga policia ku dhe po punohet për kapjen e tyre.

Vrasja e parë për vitin 2017
Kur kanë kaluar vetëm 15 ditë për vitin 2017 është regjistruar edhe vrasja e parë në qytetin e Vlorës. Refit Toro mbeti i vrarë si pasojë e një atentati në mbrëmjen e 15 janarit të 2017 teksa parkonte automjetin e tij.report tv/a.k

Next Post
Çaji rozmarinë përdoret kundër rënies së flokut

Çaji rozmarinë përdoret kundër rënies së flokut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In