• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi i policit në Kosovë, deputeti i PD: Agresion ushtarak, synohej ankesimi i pjesës veriore të Mitrovicës

by Java News
25/09/2023 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë pasi u qëllua nga bandat serbe. Në një intervistë për ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo, deputeti demokrat e konsideron ngjarjen si një veprim terrorist të organizuar nga Beogradi. Sipas Çollakut, ky ka qenë një agresion ushtarak që kishte si qëllim që të aneksohej me paramilitarë të Beogradit pjesa veriore e Mitrovicës.

Ndërkohë, Çollaku thotë se ngjarja e djeshme ka humbur sensin e dialogut dhe thekson se Kurti duhet të ulet në tavolinë me të vetmin kusht, njohjen reciproke.

“Në situatën e provokuar, dy rrugë ka ose dialogun ose luftën. Çështja e dialogut të Serbisë me Kosovën, ka rezultuar prej 1 dekade pa asnjë produkt realist. Produkti është që Vuçiç që i firmos marrëveshjet dhe nuk i zbaton asnjëherë. Ngjarja e djeshme i ka humbur sensin dialogut të gati një dialogu që Serbia është angazhuar me presionin e demokratëve. Ca dialogu kur ti sulmon ushtarakisht territorin e një vendi tjetër. Veprim terrorist. Ka qenë agresion i pastër ushtarak. Ka qenë plan për të ankesuar me paramilitarë të Beogradit pjesën veriore të Mitrovicës, ta themi hapur. Ca kuptimi ka të ulesh e të dialogosh, me kë? Kjo bën të vështirë procesin e dialogut, kurti s’mund t’i shmanget. S’ka kuptim të bisedohet me Serbinë përveçse njohjes reciproke”, tha Çollaku.

Një koment Çollaku e pati edhe për deklaratën e Ramës për konferencën ndërkomëbatre mes Kosovës dhe Serbisë. Çollaku tha se ishte një deklaratë e kotë, ndërsa vlerësoi qëndrimin e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, i cili deklaroi se Shqipëria është krah Kosovës.

Ishte një kotësi, një deklaratë e kotë e pakuptimtë, që tregon ose një kompleks të tij në raport me atë incident shumë të madh që bëri për miqësinë me Vuçiç, për projekte të përbashkëta, ose e zuri një kompleks faji, ose më e keqja fare pak ia ka haberin kësaj pune. Deklaratë e kotë. Hera e parë që konsideroj një qëndrim korrekt të ministrit të jashtëm, ku nuk ngurronte të thoshte hapur diçka që është e vërtetë se Shqipëria është në krah të Kosovës, pastaj dëgjova deklaratën e Ramës të pakuptimtë”, tha Çollaku.

Çfarë ndodhi të dielën e 24 shtatorit?

Policia e Kosovës u sulmua dje nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 4 serbë ndërsa u arrestuan 6./m.j

Next Post
“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

“Zonjë ndaloi këta ose ika”/ Ngjela “përplaset” me të ftuarit në studio dhe i bën lëmsh: Unë bëj monolog, jo dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In