• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ekzekutimi i Ivanoviç, ende asnjë i dyshuar

by A R
18/01/2018 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri ditë pas vrasjes së politikanit serb në Veri të Mitrovicës, ende nuk ka asnjë të dyshuar për krimin. Vrasja e Oliver Ivanoviç ndodhi të martën në mëngjes dhe varrimi i tij u bë sot në Beograd.

Edhe pse Policia thotë se po punon me intensitet të madh, ende nuk ka ndonjë person të dyshuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës veriore, Besim Hoti ka thënë për Express se ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

“Nga hetuesia ende nuk kanë lajmëruar se ka ndonjë person të dyshuar, por për rastin po punohet me intensitet të madh”, tha Hoti.

Të mërkurën, policia kishte arritur të sigurojë pamjet e kamerave që ishin të vendosura në selinë e partisë së Oliver Ivanoviçit, pikërisht aty ku ndodhi vrasja në mëngjesin e së martës.

Mirëpo, ende nuk është bërë e ditur nëse ato kamera të vendosura në ndërtesën e selisë së partisë së SDP’së, kanë kapur momentin e vrasjes së liderit të kësaj partie.

Hoti tha për Express se policia po punon që rasti të zbardhet sa më shpejtë.

Sipas rezultateve të autopsisë, që u kryen mbrëmjen e ditës kritike, doli se Ivanoviq u vra me gjashtë plumba, mirëpo njëri nga ta, për të, ishte fatal.

Vetura nga e cila dyshohet se kryesit kanë shtënë drejt politikanit serb, u gjet po atë ditë, e djegur në Zveçan. Është arritur të identifikohet edhe pronari i veturës, i cili del se është i vdekur.

Oliver Ivanoviç u varros të enjten në Beograd, në varrezat e reja./a.m.

Next Post
“Ajo që nuk ndodhte prej vitesh…” Rama jep lajmin e mirë për Korçën

"Ajo që nuk ndodhte prej vitesh..." Rama jep lajmin e mirë për Korçën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

Si e arriti Pakistani “fitoren më të madhe diplomatike në vitet e fundit” në Iran, personi “kyç” dhe roli i Kinës

April 9, 2026
Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

Kuvendi sot në seancë plenare/ Interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisione hetimore në rend dite

April 9, 2026
VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In