• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i ish-policit Santiagio Malko, dëshmitari jep detaje të reja: Dyshohet se është…

by
13/09/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme, ka marrë sot në pyetje si dëshmitar Daut Elmazin. Ai është pyetur nga togat e zeza për rastin ndaj të akuzuarit Blendi Teta. Ky i fundit është i vetmi person që është arrestuar për atentatin e ndodhur në Tiranë dy vite më parë, ku mbeti i vrarë ish-polici Santiagio Malko.

SPAK ka gjetur një dëshmitar, Daut Elmazin, i cili sot ka dhënë dëshminë e tij.

Elmazi dyshohet se është personi që është kontaktuar nga “Klani Duka” për të mbajtur nën vëzhgim biznesmenin Ervis Martinaj. Po sipas dyshimeve të organit të akuzës, shënjestër e atentatit ku mbeti i vdekur ish-polici Santiago Malko ka qenë dhe Ervis Martinaj.

Malko dhe Martinaj ishin miq me njëri-tjetrin. Duke qenë se dështuan të gjenin Vis Martinajn edhe pse kishin kontaktuar vëzhgues, SPAK thotë se klani Duka qëlloi për vdekje Malkon, të cilin e konsideronte si krahun e djathtë të biznesmenit.

Sipas Neës 24, i paraburgosuri Elmazi, që është nipi i Armando Sulejmanit, i njohur si Çipuri, pranoi në Gjykatë njohjen me të gjithë të pandehurit dhe kontaktet që ka patur para dhe pas vrasjes së ish policit. Ai ka folur për njohje me të shumëkërkuarin Leonard Duka, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e Malkos.

Daut Elmazi ka mohuar në Gjykatë se ka njohje me Famir Hysenit, i njohur si Doca, i dyshuar si personi që qëlloi për vdekje Santiago Malkon.

Megjithatë, në dëshminë e tij, i paraburgosuri Elmazi, refuzon kategorikisht të jetë paguar nga krerët e grupit kriminal apo të ketë dhënë informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet e të shumëpërfolurit të botës së krimit, Ervis Martinaj. Dëshmitari mohoi kategorikisht të kishte të dhëna lidhur me shumën e parave që Dukët kishin vënë në dispozicion për këdo që jepte informacion.

Vrasja e Santiago Malkos:

Ish-polici Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip BMË X5 nga një lavazh. Persona të maskuar kishin ndjekur Malkon dhe sapo ai ka dalë nga lavazhi e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Por pas këqyrjes se dhjetëra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se ishte edhe Blendi Teta, shkruan neësbomb.al. Ai u arrestua dhe nga rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit, dolën në skenë emra e të akuzuarëve të tjerë, pjesë e “Klanit Duka”.

/b.h

Next Post
Përgjysmohen rastet në Shqipëri! Regjistrohen 5 vdekje dhe 410 të prekur nga COVID në 24 orë

Përgjysmohen rastet në Shqipëri! Regjistrohen 5 vdekje dhe 410 të prekur nga COVID në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendim me grupin e PS për mungesën e saj”, Spiropali i përgjigjet Ballës: Diskutimi të jetë i troçtë

“Vendim me grupin e PS për mungesën e saj”, Spiropali i përgjigjet Ballës: Diskutimi të jetë i troçtë

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In