• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, Alibeaj bën paralajmërimin e fortë: Pas kësaj ngjarje do të ketë sërish vrasje, grupi i goditur do reagojë

by Os De
11/11/2025 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar”. Është ky paralajmërimi tragjik i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN, pas atentatit mafioz në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së. 

Në A2 CNN Alibeaj theksoi se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti dhe këtë e bazon edhe në faktin që së bashku me Gilmando Danin, një personazh i krimit me precedentë penalë dhe i dënuar, ndodhej edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. 

“Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe i liruar nga burgu me një përfaqësues të policisë. Pse-në e kësaj e gjen në sallën e parlamentit kur ministrja e brendshme raportonte një Shqipëri të sigurt. Krimi e ka sfiduar shtetin sepse krimi është ndihmuar prej shtetit. Krimi ushqehet nga shteti me procedura korruptive prokurimesh, miqësie me pushtetarë e politikanë. Ky është një shtet që nuk e mbron jetën e qytetarëve. Aty mund të ishte bërë një masakër”, tha ai në A2 CNN. 

Duke sjellë në vëmendje ngjarjet kriminale përgjatë këtij viti Alibeaj tha ky është një bilanc lufte. 

“Nga 4 janari deri në 4 nëntor janë 20 raste me vrasje e përdorim tritoli, dy ngjarje në muaj pa përfshirë këtë të sotmen. Ky është bilanc lufte jo i një vendi të qetë ku siguria mbizotëron ku shteti është në këmbë”, theksoi ai në A2 CNN. 

Sipas tij zgjidhja është vetëm politike, pasi shteti thotë ai është në aleancë me krimin dhe drejtuesit e policisë në qarqe caktohen nga krimi. 

“Zgjidhjet janë vetëm politike, s’ka zgjidhje tjetër. Lëmë mënjanë ato të angazhimit, sofistikimit të policisë që duhet të jetë e mirëpaguar, njerëz që nuk mund të ndodhen në makinë e një të dyshuari. Nuk duhet të ketë drejtues që kanë probleme me drejtësinë. Apo drejtorë policie qarqesh caktohen në detyra prej grupeve kriminale. Zgjidhja duhet të jetë e natyrës politike. Ky lloj pushteti i kalcifikuar për shkak të aleancës me krimin këtë produkt do të sjellë” deklaroi Alibeaj në A2 CNN. 

Për Alibejan qeveria nuk mban përgjegjësi, ndërkohë që kjo situatë kërkon transparencë dhe ndjeshmëri. 

“Këtu nuk ka mbajtje përgjegjësish nga ministri i Brendshëm. Një qytetar ka ikur, një tjetër në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë janë terrorizuar atje. Situata traumatike kërkon që shteti të bëjë transparencë dhe që është i djeshëm ndaj situatave. Situatë shumë e trishtë, do ketë përsëri krisma të tjera diku”, theksoi ai në A2 CNN.. 

Ish-deputeti shton se “Policia e Shtetit e ka shndërruar institucionin më të rëndësishëm në agjenci funerale mbledhin viktima e makina të djegura”. 

Mundësitë për shmangien e këtyre ngjarjeve kriminale, për Alibeajn janë por mungon vullneti politik. 

“Policia duhet të monitorojë grupet kriminale. Rrallë kanë ndodhur raste që nuk kanë lidhje me ngjarjet mafioze. Unë besoj që një agjenci kaq e madhe e policisë duhet ta ketë vendin tonë në monitorim 24/7. Mundësitë janë, por nuk duan. Aftësitë profesionale janë, është thjeshtë mungesë vullneti” 

Next Post
U plagos në Rinas, 14 vite më parë Muçi Shaljani përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha…se je deputet

U plagos në Rinas, 14 vite më parë Muçi Shaljani përplasej me Sajmir Tahirin: E kujt i ha...se je deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In